Flash

“Porsche” del nga rruga, humb jetën 30-vjeçari në Divjakë

Lapsi.al 10 August 2023
“Porsche” del nga rruga, humb jetën 30-vjeçari në

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje, rreth orës 19:45, në fshatin Stravec në Divjakë.

Sipas policisë, një person me iniciale M. L. duke drejtuar automjetin tip "Porsche" ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke rënë në një kanal.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi D. Sh., 30 vjeç. Policia thotë se është lënduar edhe drejtuesi i automjetit "Porsche". Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë. Një grup hetuesish po përpiqen të zbardhin rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes së rëndë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rrëzohet një avion në Beograd

Një person ka vdekur nga rrëzimi i një aeroplani shumë të vogël afër Beogradit të enjten, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MPBS). Aeroplani...

16:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI