Flash

Ndahet nga jeta influencuesja Lil Tay

Lapsi.al 10 August 2023
Ndahet nga jeta influencuesja Lil Tay

Ylli i rrjeteve sociale Lil Tay, Claire Eileen Qi Hope, thuhet se ka ndërruar jetë në moshën 14-vjeçare.

Përfaqësuesit e adoleshentes njoftuan vdeekjen e saj dhe të vëllait të mërkurën. Tay, e cila u bë e famshmenë moshën 9-vjeçare në vitin 2018, ishte më e njohur për ndarjen e videove duke mbajtur tufa me para në vesh në YouTube.

“Me zemër të rëndë ndajmë lajmin shkatërrues të vdeeekjes së papritur dhe tragjike të Claire-s tonë të dashur”, thuhej në deklaratën kushtuar kanadezes vendase, e cila u zhvendos në Los Anxhelos. “Nuk kemi fjalë për të shprehur humbjen e padurueshme dhe dhimbjen e papërshkrueshme”, vazhdoi mesazhi. “Ky lajm ishte krejtësisht i papritur dhe na ka lënë të gjithëve në shok.”

Postimi në Instagram vazhdoi duke zbuluar se vëllai i Tay gjithashtu u nda nga jeta. Identiteti i vëllait të saj të ndjerë nuk është konfirmuar ende. “Vdeekja e vëllait të saj shton një thellësi edhe më të paimagjinueshme në pikëllimin tonë”, thuhet në njoftimin në internet. “Gjatë kësaj kohe trishtimi të jashtëzakonshëm, ne kërkojmë me mirësi për privatësi teksa pikëllojmë këtë humbje dërrmuese, pasi rrethanat rreth vdekies së Claire dhe vëllait të saj janë ende nën hetim”, shkroi zëdhënësi.

Fansat vërshuan Instagramin e Lil Tay me ngushëllime pasi mësuan lajmin. "Pushohu... Kjo është tragjike," shkroi një person.  "Prehu në paqe. Engjëll”, tha një tjetër. Ndarja nga jeta e Lil Tay është pas humbjes së influencueses së re Annabelle Ham, 22 vjeçe, e cila vdiq pasi pësoi një "ngjarje epileptike" në korrik dhe  Harrison Gilks, 18 vjeç, i cili vdiq pas një beteje të gjatë me kancerin në prill./Lapsi.al

Të këshilluara

Pajtohen Karlie Kloss dhe Taylor Swift

Karlie Kloss, u pa në turneun  ikonik "The Eras Tour" të Taylor Swift- vite pasi dyshja dyshohej se kishin një mosmarrëveshje që i dha fund miqësisë së tyre shu...

14:53

Ndahet nga jeta Robbie Robertson

Kitaristi, kantautori dhe këngëtari i famshëm, Robbie Robertson, i cili udhëhoqi grupin kanadezo-amerikan Band në vitet 1970 dhe punoi gjerësisht me Bob Dylan d...

10:31

Libani ndalon transmetimin e filmit Barbie

Ministrja e Kulturës e Libanit vendosi të ndalojë filmin “Barbie” nga kinematë, duke thënë se ai “promovon homoseksualitetin” dhe bie ndesh me vlerat fetare. ...

09:54

Të tjera akuza ndaj Lizzo-s

Më shumë njerëz po akuzojnë Lizzo-n për sjellje të papërshtatshme se*suale pasi këngëtarja u padit nga tre prej ish balerina. Avokatët që përfaqësojnë padinë...

17:43

Kanye West rikthehet në industrinë e modës

Kanye West po planifikon "rikthimin"  në fushën e modës me mbështetjen e "gruas së tij", Bianca Censori. “Ata janë duke udhëtuar dhe Kanye ka qenë shumë i fr...

16:37

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI