Flash

Lëvizte i armatosur në qytet, vihet në pranga 36-vjeçari në Durrës

Lapsi.al 10 August 2023
Lëvizte i armatosur në qytet, vihet në pranga 36-vjeçari

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi u kap teksa lëvizte i armatosur në qytet. Mësohet se i riu, me disa precedentë të mëparshëm penalë, u kap teksa lëvizte në këmbë, ndërsa njëkohësisht ishte duke shkelur masën e sigurisë së arrestit në shtëpi.

Së bashku me të, janë proceduar penalisht për moskallëzim krimi edhe 2 shtetas të tjerë, babë e bir, të cilët shoqëronin të arrestuarin Dritan Memolla në qytet.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Background”, sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 36-vjeçari, shtetas me rrezikshmëri të lartë për komunitetin.36-vjeçari, me disa precedentë penal, u kap teksa lëvizte me këmbë, në shkelje të një mase sigurie “Arrest në shtëpi”.

Procedohen penalisht 2 shtetas (babë e bir) që shoqëronin të arrestuarin, për moskallëzim të krimit.

Si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë me qytetarët, si dhe nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Background”, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të Policisë, për kapjen e shtetasve me rrezikshmëri për komunitetin, që lëvizin të armatosur.

Në kuadër të këtij operacioni, u vu në pranga shtetasi D. M., 36 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas u kap në flagrancë teksa lëvizte me këmbë, në lagjen nr.15, dhe gjatë kontrollit fizik të tij, Policia i gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje. Nga verifikimet ka rezultuar se 36-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për një aksident rrugor, me pasojë vdekjen. Gjithashtu, ky shtetas kishte precedent të theksuar penal për krime në fushën e narkotikëve. Në vijim, pistoleta dhe krehri i saj me fishekë luftarak, u sekuestraun në cilësinë e provës materiale.

Në kuadër të këtij operacioni, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit N. K., 56 vjeç dhe K. K., 22 vjeç (babë e bir), lidhje shoqërore të 36-vjeçarit, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Këta 2 shtetas shoqëronin shtetasin D. M., kur u kap nga Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI