Flash

Katy Perry dhe Orlando Bloom në telashe ligjore

Lapsi.al 10 August 2023
Katy Perry dhe Orlando Bloom në telashe ligjore

Një burrë 83-vjeçar ka vendosur të çojë në gjyq Katy Perry dhe aktorin Orlando Bloom, pasi mendon se ata blenë rezidencën e tij prej 15 milionë dollarësh, ndërkohë që ai nuk ishte në gjendje të mirë mendore.

Sipas RadarOnline.com, shtëpia në Santa Barbara iu shit çiftit të famshëm kur Carl Wescott nuk kishte kohë që kishte dalë nga spitali pas një operacioni gjashtë-orësh në shpinë disa ditë më parë. Çështja ka vazhduar për tre vjet që nga shitja që u bë në korrik 2020, por është vendosur të arrijë përfundimisht në gjykatë.

Wescott ishte duke marrë shumë qetësues pas operacionit dhe ai po pretendon se nuk e kishte kuptuar se çfarë po bënte. Më vonë ai e anuloi kontratën për shtëpinë. Ai vuan nga sëmundja e Huntingdonit dhe agjentët e Perry dhe Bloom e kërcënuan se do ta padisnin nëse ai nuk do të vazhdonte me shitjen e pronës së tij.

Wescott kërkoi që kontrata të shpallej e pavlefshme me arsyetimin se "i mungonte aftësia mendore për të kuptuar natyrën dhe pasojat e mundshme", duke vënë në dukje se ai kurrë nuk e listoi pronën ose nuk foli me një ndërmjetës për listimin e shtëpisë me tetë dhoma gjumi dhe 11 banjo.

“Pas daljes nga spitali, zotit Westcott iu përshkruan të paktën dy opiate në formë pilule që do të vazhdonte t'i merrte për dhimbje, të cilat i merrte siç ishte përshkruar disa herë çdo ditë”, sipas ankesës së raportuar për herë të parë nga Daily Mail. "Kombinimi i moshës së tij, dobësia nga gjendja e tij e shpinës, operacioni i fundit, dhe opiumet që ai merrte disa herë në ditë, e bënë zotin Carl jo të aftë mendërisht për të marr vendime."/Lapsi.al

Të këshilluara

Ndahet nga jeta influencuesja Lil Tay

Ylli i rrjeteve sociale Lil Tay, Claire Eileen Qi Hope, thuhet se ka ndërruar jetë në moshën 14-vjeçare. Përfaqësuesit e adoleshentes njoftuan vdeekjen e saj...

15:19

Pajtohen Karlie Kloss dhe Taylor Swift

Karlie Kloss, u pa në turneun  ikonik "The Eras Tour" të Taylor Swift- vite pasi dyshja dyshohej se kishin një mosmarrëveshje që i dha fund miqësisë së tyre shu...

14:53

Ndahet nga jeta Robbie Robertson

Kitaristi, kantautori dhe këngëtari i famshëm, Robbie Robertson, i cili udhëhoqi grupin kanadezo-amerikan Band në vitet 1970 dhe punoi gjerësisht me Bob Dylan d...

10:31

Libani ndalon transmetimin e filmit Barbie

Ministrja e Kulturës e Libanit vendosi të ndalojë filmin “Barbie” nga kinematë, duke thënë se ai “promovon homoseksualitetin” dhe bie ndesh me vlerat fetare. ...

09:54

Të tjera akuza ndaj Lizzo-s

Më shumë njerëz po akuzojnë Lizzo-n për sjellje të papërshtatshme se*suale pasi këngëtarja u padit nga tre prej ish balerina. Avokatët që përfaqësojnë padinë...

17:43

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI