Flash

Veliaj firmosi angazhimin financiar/ Paratë nuk janë paguar për inceneratorin e Tiranës

Lapsi.al 10 August 2023
Veliaj firmosi angazhimin financiar/ Paratë nuk janë paguar për

Administratori shtetëror i inceneratorit të Tiranës, Arjan Baçi tha se bashkitë e Tiranës kanë pagesa të pashlyera për mbetjet që kanë depozituar për groposje. Sipas tij, nëse bashkitë nuk japin paratë, rrezikojnë ta çojnë në kaos situatën me mbetjet urbane.

“Problematikë është që bashkitë e qarkut të Tiranës janë ende debitorë në shoqëri po bëhet muaji i tretë që nuk kanë shlyer detyrimet. I kemi dërguar shkresat për ti vënë para përgjegjësisë për ti kërkuar zbatimin e ligjit. Mos zbatimi do të sillte kaos në mbledhjen e mbjetjeve urbane” tha Arjan Baçi.

Ai specifikoi se ndër bashkitë që nuk kanë paguar detyrimet janë bashkia e Tiranës, Vorës dhe e Kavajës. Në mars të vitit 2017, kontrata me kompaninë e Klodian Zotos u nënshkrua nga Erjon Veliaj që mori angazhimin financiar për dhjetëra miliona euro në emër të Bashkisë së Tiranës, megjithëse një kompetencë e tillë ishte e Këshillit Bashkiak.

Në Tiranë gjenerohen rreth 700 tonë mbetje në ditë dhe bashkia paguan 29 euro për rreth 1 ton mbetje.

Më 28 korrik 2023 Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi vendosjen e sekuestros preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”, që është kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës si dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kësaj kompanie. Vendimi u ekzekutua më 1 gusht 2023 duke kaluar landfilli i Sharrës në administrim të shtetit.

Sipas SPAK ka rezultuar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Hollandë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI