Flash

Bashkia do paguante 91 mln euro në vit/ Berisha: Veliaj padron i djegësit të Tiranës

Lapsi.al 10 August 2023
Bashkia do paguante 91 mln euro në vit/ Berisha: Veliaj padron i

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë ditën e sotme një deklaratë për mediat, nga ku ka folur për inceneratorin e Tiranës dhe nuk ka kursyer akuzat për kreun e bashkisë, Erion Veliaj.

Është Erion Veliaj jo viktimë apo myshteri i ustallarëve Zoto-Mërtiri, por padron i djegësit të Tiranës, ai që ka marrë përsipër dhe ka firmosur në emër të Këshillit Bashkiak, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin, se bashkia e Tiranës do të paguante 91 mln euro në vit për djegësin e Erion Velaijt.

Është Erion Veliaj personi që u ka marrë për 6 vite me radhë qytetarëve të Tiranës tarifën 29 euro për ton mbetjesh pa djegur 1 kilogramë të tillë dhe ky është një akt shumë i rëndë. Janë paguar për çdo ton mbetje 18 euro mbi tarifën e zakonshme që i takonte për depozitim dhe seleksionim.

Është Erion Veliaj që ka tatuar me 60 mln euro ndërtuesit e Tiranës, duke i detyruar ata me një polici të trefishtë, policinë e shtetit, policinë e tij bashkiake dhe policinë private të Agron Malaj, që të mos dilte as një kosh dhe nga Tirana, por të shkonin të gjitha dherat dhe inertet në Sharrën e Tiranës.

Është Erion Veliaj i cili ka toleruar lojën me ndryshimin e pronarëve, me vetëdije të plotë.

Këtu unë jam për të informuar shqiptarët se në vitet 2019-2020, Bruno Preseci, Franco Tossi, kanë ardhur me çarter disa herë dhe kanë takuar Erion Veliajt. Sipas një burimi tjetër, por që ky duhet verifikuar, ata një udhëtim të tillë e kanë bërë edhe para 3 muajsh, po me çarter dhe janë larguar nga Shqipëria.

Çfarë fshihet prapa këtyre fakteve? E sigurtë është se fshihet një veprimtari kriminale e Erion Veliajt.

Së fundi për të gjithë ata që janë të interesuar që ky problem të zbardhet deri në fund, unë deklaroj se një kusht i tillë, mund të plotësohet në rast se Alqi Bllako, ose Etleva Kondi, merren si të penduar të drejtësisë"- tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43