Flash

Taika Waititi: Rita më propozoi për martesë

Lapsi.al 9 August 2023
Taika Waititi: Rita më propozoi për martesë

Taika Waititi ka folur për fejesën e tij me këngëtaren Rita Ora, duke zbuluar se ishte në fakt ajo që bëri pyetjen shumë të rëndësishme.

Duke folur për Vogue, regjisori i "Thor: Love and Thunder" kujtoi momentin kur artistja, i kërkoi të martohej me të një vit më parë. “Ajo më propozoi dhe unë i thashë “po” në çast”, tha ai për gazetën.

Ora i propozoi regjisorit gjatë pushimeve të tyre në Palm Springs verën e kaluar, vetëm disa javë përpara se dyshja të kurorëzohej në një ceremoni të improvizuar në shtëpinë e tyre në Los Anxhelos në gusht 2022. "Ishin rreth tetë njerëz atje - vetëm miq të ngushtë dhe familja, dhe prindërit në Zoom," tha Waititi, duke shtuar se motra e Orës, Elena dhe vajzat e tij Te Kāinga dhe te Hinekāhu, 11, dhe Matewa Kiritapu, 7, morën pjesë në ceremoni.

Diku tjetër në intervistë, Rita zbuloi fustanin e nusërisë “perfekt” të Tom Ford që kishte veshur. Ajo e quajti Fordin "një nga stilistët e mi të preferuar të të gjitha kohërave dhe njerëzit e preferuar në përgjithësi", dhe e përshkroi martesën me fustanin e tij të zbukuruar me dantella si një "ëndërr të realizuar".

“Dhe për shkak se nuk ishte planifikuar, nuk e dija nëse fustani i duhur do të ishte në qytet, dhe thjesht rrezikova dhe shkova në dyqanin e Tom Ford, dhe ata e kishin një fustan në përmasat e mia, nuk duhej bërë asnjë ndryshim”, zbuloi aktorja e “Fifty Shades of Grey”./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Megan Fox, së shpejti një libër me poezi

Megan Fox shkroi një libër që shpreson të frymëzojë fansat. Aktorja e Jennifer's Body njoftoi të martën se libri i saj i parë me poezi, i titulluar Pretty Boys ...

15:47

MTV VMAs 2023: Lista e plotë e nominimeve

Të martën, MTV shpalli të nominuarit për MTV Video Music Awards 2023. Taylor Swift kryeson paketën me tetë nominime në kategoritë që përfshijnë tre kryesoret...

14:59

Ndahet nga jeta krijuesi i "Cha Cha Slide"

DJ Casper, krijuesi i "Cha Cha Slide", është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare. Vdekja e Casper vjen pas një beteje shumëvjeçare me kancerin. “Ata më diagn...

12:13

Wanda Nara, e frikësuar nga Mario Icardi

Marrëdhënia e diskutueshme mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Teksa dyshja ndodhen tashmë në Turqi, ku futbollisti po për...

16:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI