Flash

Studimi/ Sa hapa duhen bërë në ditë për një jetë të shëndetshme

Lapsi.al 9 August 2023
Studimi/ Sa hapa duhen bërë në ditë për një

Prej kohësh është thënë se 10 mijë hapa në ditë është numri magjik që ju nevojitet për të qëndruar në formë dhe të shëndetshëm. Tani një studim i ri tregon se edhe më pak se 5 mijë hapa në ditë mund të jenë të mjaftueshëm për të parë përfitime. Në studim u morën 226 mijë njerëz në mbarë botën ku u vu re se 4 mijë hapa ishin të mjaftueshëm për të filluar zvogëlimin e rrezikut të vdekjes së parakohshme.

Madje pak më shumë se 2300 hapa janë të mjaftueshëm për të vënë në lëvizje zemrën dhe enët e gjakut. Megjithatë sa më shumë të bëni, aq më shumë përfitime shëndetësore do të shihen, thanë studiuesit. Çdo 1 mijë hapa shtesë përtej 4 mijë hapave ul rrezikun e vdekjes së hershme me 15% deri në 20 mijë hapa. Ekipi nga Universiteti Mjekësor i Lodz-it në Poloni dhe Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Johns Hopkins në SHBA zbuloi se përfitimet e ecjes mund ti shijojnë të gjitha gjinitë dhe moshat, pavarësisht se ku jetonin. Megjithatë, përfitimet më të mëdha u panë tek moshat nën 60 vjeç. Prof. Maciej Banach, nga universiteti Lodz, tha se teksa numri i barnave të avancuara për trajtim po rritej, ato nuk ishin e vetmja përgjigje.

"Unë besoj se duhet të theksojmë gjithmonë se ndryshimet në stilin e jetës, duke përfshirë dietën dhe stërvitjen, që ishte “heroi kryesor” i analizës sonë, mund të jenë të paktën po aq, ose edhe më shumë, efektivë në reduktimin e rrezikut kardiovaskular dhe zgjatjen e jetës" - tha ai. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, aktiviteti fizik i pamjaftueshëm është përgjegjës për 3.2 milionë vdekje çdo vit. Ai është shkaku i katërt më i shpeshtë në mbarë botën. Honey Fine, një trajnere personale dhe instruktore për kompaninë globale të fitnesit Barry’s tregon problemet që vijnë nga qëndrimi ulur në kohë të gjatë.

“Kjo mund të ngadalësojë metabolizmin tuaj dhe të ndikojë në rritjen dhe forcimin e muskujve, gjë që mund të shkaktojë dhimbje. Të ulesh për një kohë të gjatë mund të shkaktojë gjithashtu të gjitha llojet e problemeve të shpinës. Ne e gjejmë këtë në shumë me njerëzit me punë në zyrë, që shpina e tyre vihet vazhdimisht në një pozicion të ngjeshur të stresuar që shkakton shumë më tepër probleme më vonë në jetë” - tha ajo për BBC.

Ajo thotë se qëndrimi në këmbë, bërja e pqazareve, larja e dyshemesë, lëvizja në këmbë, ecja gjatë bisedës në telefon janë të gjitha gjërat e vogla që na bëjnë më aktivë që na ndihmojnë të djegim kalori në mënyrë më efikase. “Ecja mund të ulë presionin e gjakut, të forcojë muskujt për të mbrojtur kockat, mund të rrisë nivelet e energjisë si dhe t'ju japë endorfinë dhe mund t'ju ndihmojë të mbani një peshë të shëndetshme krahas ushqimit të shëndetshëm,” - thotë ajo.

KËSHILLAT KRYESORE

- Ecni deri në stacion në vend që të shkoni me autobus ose makinë.

- Nëse punoni në tavolinë, vendosni rikujtues për t'u ngritur dhe për të lëvizur.

- Nëse jeni shtatzënë, ecja është lloji më i mirë i ushtrimeve për të bërë

- Bëni një shëtitje 30-minutëshe çdo ditë duke dëgjuar një podcast

- Ecni me miqtë në një park ose shtigje pyjore dhe ecni me qenin nëse keni një të tillë

- Filloni nga pak - një 10-minutësh në këmbë nga stacioni në zyrë mund të ndërtohet lehtësisht deri në një shëtitje 20-minutëshe në park dhe në fund një shëtitje 30-minutëshe nëpër qytet.

Të këshilluara

Aksident në Maliq, dy të plagosur

Një aksident është regjistruar në Maliq, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Lozhan-Strelcë”. Më...

16:31

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI