Flash

Pogradec, dy raste të prerjes e transportit të paligjshëm të druve

Lapsi.al 9 August 2023
Pogradec, dy raste të prerjes e transportit të paligjshëm të

Dy raste të prerjes së kundërligjshme të pyjeve janë goditur në Pogradec. Sipas njoftimit të policisë, u sekuestruan 33 m3 lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës, si dhe 2 kamionët që shërbyen për t’i transportuar.

Gjithashtu janë proceduar edhe 2 shtetas.

Njoftimi i policisë/ Pogradec

Konstatohen dhe goditen 2 raste të tjera të prerjes së kundërligjshme të pyjeve.

Transportonin me kamionë, dru për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme, procedohen penalisht 2 shtetas.

Sekuestrohen 33 m3 lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës, dhe 2 kamionët që shërbyen për t’i transportuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, gjatë patrullimeve të intensifikuara me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë konstatuar dhe kanë goditur 2 raste të tjera të prerjes së kundërligjshme të pyjeve, raste për të cilat janë referuar materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-D. P., 54 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, pasi në aksin rrugor "Pogradec-Korçë", në Qafë Plloçë, u kap duke transportuar me një kamion tip "Benz", 15 m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës;

-K. Sh., 35 vjeç, banues në Pogradec, në afërsi të fshatit Vërdovë, Pogradec, u kap duke transportuar me një kamion tip "Man", 18 m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës.

Sasitë e druve dhe automjetet, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit: si prerje të paligjshme të drurëve, ndërtime pa leje, marrje të kundërligjshme të inerteve, shpërdorim të tokës, ndotje të saj, të ujërave apo të ajrit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë edhe gjatë natës, dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit.

Të këshilluara

Aksident në Maliq, dy të plagosur

Një aksident është regjistruar në Maliq, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Lozhan-Strelcë”. Më...

16:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI