Flash

Pastronte paratë e drogës, 52-vjeçari nga Saranda ekstradohet nga Greqia në Holandë

Lapsi.al 9 August 2023
Pastronte paratë e drogës, 52-vjeçari nga Saranda ekstradohet

Thanas Bako, i cili akuzohet për pastrim parash, është ekstraduar të martën nga Greqia në Holandë. Mësohet se 52-vjeçari nga Saranda më 11 gusht do të dalë para Gjykatës së Roterdamit. Bako u arrestua në 31 maj pas një operacioni të policisë greke dhe Europol në lagjen “Glifadha” të Athinës.

Ndaj Bakos ishte lëshuar një urdhër arresti nga autoritetet holandeze për pastrim të parave të ardhur nga trafiku i drogës.

“Një pastrues i njohur parash, që pastronte paratë e pista të kriminelëve më të mëdhenj në botë, është arrestuar më 31 maj në Athinë në Greqi” citohej në deklaratën e Europol. Ndërkohë pas ekstradimit të tij, mediat holandeze shkruajnë: “Ai doli në skenë nga Taskforce Underground Banking (TF-UB) në vitin 2022, pasi një hetim tregoi se organizata e tij kriminale kishte lëvizur rreth 500,000,000 euro.

Nga komunikimi i koduar përmes shërbimit të mesazheve Sky ECC, i dyshuari doli si personi që drejtonte këta korrierë. "Ai ka komunikuar edhe me persona të ndryshëm për tregtinë e drogës. I dyshuari i lindur në Shqipëri rezulton të jetë me banim në Greqi, ku është arrestuar nga policia greke më 31 maj 2023 me kërkesë të Holandës. Ai dyshohet se drejtonte një organizatë kriminale që pastron paratë nga krimi në shkallë të gjerë”, thuhej në hetime.

Të këshilluara

Aksident në Maliq, dy të plagosur

Një aksident është regjistruar në Maliq, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Lozhan-Strelcë”. Më...

16:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI