Flash

Parashikimi i motit: Mbizotërim kthjellimesh dhe ulje e lehtë e temperaturave

Lapsi.al 9 August 2023
Parashikimi i motit: Mbizotërim kthjellimesh dhe ulje e lehtë e

Shqipëria

Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë vendin tonë do të diktojnë kushtet e motit, duke bërë që pjesa e parë e ditës të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të ketë vranësira të lehta. Por pas mesdite vranësirat do të bëhen më të dukshme, ku pritet të shfaqen edhe në një pjesë të mirë të ultësirës perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 33°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë 24 orëve. Parashikohet që paraditja do të dominohet nga intervalet e gjata me kthjellime në pothuajse të gjithë territorin e Kosovës. Ndërsa pjesa e dytë e ditës pritet të sjelli kalime vranësirash në të gjithë vendin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Jugore të Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës në Maqedoninë e Veriut parashikohet të jetë me kthjellime në një pjesë të mirë të territorit, por do të ketë dhe kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara parashikohet të jenë në zonat Jugore. Ndërsa pas mesdite vranësirat do të shtohen gradualisht në të gjithë Maqedoninë e Veriut duke bërë që të dominojnë pjesën më të madhe të vendit. Pritet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohëshme në zonat Jugore duke gjeneruar reshje të pakta shiu.

Europa

Europa Veriore dhe Lindore do të jenë nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që vranësirat të gjenerojnë reshje shiu. Por herë pas here pritet të jenë edhe në formë rrebeshi të shoqëruara me stuhi afat shkurtra. Gjithashtu pjesërisht Europa qëndrore do të jetë nën ndikimin e motit të vranët dhe reshjeve të shiut. Ndërsa pjesa tjetër e qëndrës së kontinentit dhe Europa jugore paraqiten me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI