Flash

Njihuni me versionin më të ri të WhatsApp

Lapsi.al 9 August 2023
Njihuni me versionin më të ri të WhatsApp

Lajmin e bëri të ditur vetë Mark Zuckerberg më 8 gusht: “Po prezantojmë mundësinë e ndarjes së ekranit tuaj gjatë një videotelefonate në ‘WhatsApp’”. Themeluesi dhe CEO i “Meta” lançoi kështu funksionin e ri të shërbimit të mesazheve, i cili synon të konkurojë platformat e videokonferencave si “Zoom”, “Google Meet” apo “Teams”.

Funksioni do të shpërndahet gradualisht në pajisjet Android dhe iOS dhe mund të përdoret për të ndarë gjithçka nga dokumentet, prezantimet, fotot dhe videot. Për të aktivizuar ndarjen e ekranit, thjesht klikoni në ikonën "Share", duke vendosur nëse do të shfaqet ekrani i plotë apo një aplikacion specifik.

Një tjetër risi ka të bëjë me mundësinë e kryerjes së video thirrjeve në modalitetin horizontal në "WhatsApp" në mënyrë që të mund të shijoni "një përvojë më të gjerë dhe më tërheqëse shikimi dhe shkëmbimi në telefonin tuaj", siç komunikohet nga vetë kompania.

©LAPSI.AL

Të këshilluara

Njihuni me opsion më të ri të WhatsApp

WhatsApp në pronësi të Meta-s ka prezantuar një veçori të re në aplikacion që u mundëson përdoruesve të dërgojnë mesazhe të shkurtra video. Opsioni i ri tani...

10:46

Bie ndjeshëm përdorimi i Threads

Pavarësisht numrit marramendës të regjistrimeve fillestare, përdorimi i Threads, përgjigja e Mark Zuckerberg në Twitter, ka rënë ndjeshëm në javët e fundit, sip...

11:26

H&M akuzon Shein për kopjim

Nuk është hera e parë që Shein akuzohet për kopjim, por këtë herë kompania suedeze H&M ka ngritur padi kundër gjigantit kinez të modës. Siç zbulon portali “...

11:52

Moti i nxehtë/ Ushqimet që duhen konsumuar

Shalqi Është një frut perfekt për këtë stinë. Përmban likopen që mund t’ju mbrojë nga dëmet e ekspozimit në diell. Likopeni është një pigment që u jep frutave ...

13:41

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI