Flash

Nurihan Meta nuk jep dorëheqjen nga KLP, i biri vrau Armando Meshaun në Vlorë

Lapsi.al 9 August 2023
Nurihan Meta nuk jep dorëheqjen nga KLP, i biri vrau Armando Meshaun

Anëtarja e KLP-së, Nurihan Meta nuk do të japë dorëheqjen për t'i hapur rrugë një hetimi të pandikuar dhe të paanshëm nga prokurorët e Vlorës për vrasjen që kreu i biri, Rei Meta. 24 orë pas ngjarjes nuk ka asnjë reagim as nga institucioni ku supozohet se punojnë juristë me integritet të lartë moral.

Duke qenë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta është pjesë e vendimmarrjes për emërimin, promovimin apo masat e ndëshkimit të prokurorëve në të gjithë vendin dhe në këto kushte mund të ndikojë në hetimin e të birit që punonte doganier, por bënte edhe sekserin e pronave në Vlorë.

Në anën tjetër një investigim i News24 mbi familjen Meta tregon se të gjithë antarët e familjes ishin të punësuar në shtet, në poste të rëndësishme të administratës.

Neës24 zbuloi se Rei Meta, i arrestuar për vrasjen ndërtuesit në Vlorë, është Përgjegjës Grupi i Inspektorëve të Kontrollit Fizik në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Ai kishte 4-5 vite që bënte rolin sekserit të ndërtuesve, të njerëzve që kishin halle në zyrat e shtetit dhe bënte ndërhyrje në organet e drejtësisë në Vlorë, Sarandë, Durrës e Tiranë, ku përdorte për lehtësi ndikimin e së ëmës anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Pra, djali i drejtueses së lartë të qeverisë së prokurorëve, ka përdorur pushtetin e së ëmës për të ndikuar në akte zyrtare, kundrejt përfitimeve të paligjshme financiare e pasurore.

Por jo vetëm kaq. Rei Meta kishte edhe ndihmën e babait. Bashkëshorti i anëtares së KLP, Hazis Meta, me profesion oficer kufiri është Shef Sektori Juridik në Kadastrën e Përgjithshme, i emëruar pas zgjedhjes së gruas së tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Vajza e tyre Santeliana Meta, deri në momentin kur e ëma u emërua anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, punonte në Ministrinë e Brendshme së bashku me xhaxhanë e saj, ndërsa nga 1 janari 2020 e në vazhdim është Shefe Sektori në Prokurorinë e Tiranës.

Të këshilluara

"Barbie" influencon dhe meshkujt

Filmi “Barbie” po thyen çdo rekord, si dhe është kthyer në influencë për shumë fusha të ndryshme. Impakti i “Barbie” nuk ka prekur veç vajzat siç mund të men...

10:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI