Flash

Megan Fox, së shpejti një libër me poezi

Lapsi.al 9 August 2023
Megan Fox, së shpejti një libër me poezi

Megan Fox shkroi një libër që shpreson të frymëzojë fansat. Aktorja e Jennifer's Body njoftoi të martën se libri i saj i parë me poezi, i titulluar Pretty Boys Are Poisonous, do të dalë më 7 nëntor.

"Këto poezi u shkruan në një përpjekje për të hequr sëmundjen që kishte zënë rrënjë tek unë për shkak të heshtjes sime," tha Fox në një deklaratë. "Kam kaluar gjithë jetën time duke ruajtur sekretet e njerëzve, trupi im dhemb nga bartja e peshës së mëkateve të tyre. Liria ime jeton në këto faqe dhe shpresoj që fjalët e mia mund të frymëzojnë të tjerët që të marrin lumturinë dhe identitetin e tyre duke përdorur zërin e për të ndriçuar atë që është varrosur, por jo e harruar, në errësirë”, shtoi ajo.

Një deklaratë për shtyp nga botuesi Simon & Schuster e quan librin një "debutim të fuqishëm nga një prej grave më të njohura të kohës sonë". Libri përmban mbi 70 poezi "zemërthyese dhe të errëta". Fox, e cila do të luajë në vazhdimin e aksionit The Expend4bles, ndan tre fëmijë me ish-bashkëshortin Brian Austin Green, me të cilin u nda në vitin 2020 pas 16 vitesh. Ajo tani është e fejuar me Machine Gun Kelly.

Në vitin 2021, Fox i tha InStyle se ishte keqkuptuar gjatë gjithë karrierës së saj, duke u përballur shpesh me seksizmin në Hollywood. “Më duhej të adoptoja një sistem besimi që vetëm unë do të kujdesesha për veten time dhe do të isha aty për veten time, sepse vazhdimisht do të isha e përjashtuar ose e refuzuar”, tha ajo në atë kohë./Lapsi.al

Të këshilluara

MTV VMAs 2023: Lista e plotë e nominimeve

Të martën, MTV shpalli të nominuarit për MTV Video Music Awards 2023. Taylor Swift kryeson paketën me tetë nominime në kategoritë që përfshijnë tre kryesoret...

14:59

Ndahet nga jeta krijuesi i "Cha Cha Slide"

DJ Casper, krijuesi i "Cha Cha Slide", është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare. Vdekja e Casper vjen pas një beteje shumëvjeçare me kancerin. “Ata më diagn...

12:13

Wanda Nara, e frikësuar nga Mario Icardi

Marrëdhënia e diskutueshme mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Teksa dyshja ndodhen tashmë në Turqi, ku futbollisti po për...

16:25

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI