Flash

Analiza e qëndrimeve/ Kulla “Mali i Tiranës”, monument i turpit për të gjithë

Lapsi.al 9 August 2023
Analiza e qëndrimeve/ Kulla “Mali i Tiranës”, monument i

Ishtë një operacion dhjetëra miliona eurosh i planifikuar të kryhej në heshtje. Miratimi i dhënë në tetor të vitit të kaluar, përmes një konkursi ndërkombëtar, që si të gjithë të ngjashmit e tij nuk qe më shumë se sa një shfaqe e paracaktuar, u planifikua të ekzekutohej tani në Gusht, kur përgjumja e publikut bëhet më e madhe. Dhe nuk qenë pak, plot mbi 80 mijë metra katrorë ndërtim, në një kullë 64 katëshe, 200 metra të lartë, që rrekej të mbahej e fshehur. 

Lexo me tej:

Debati/ Sa lulishte u shkatërruan në Tiranë për kulla 

Mediat kombëtare që i thurën lavde monumentit madhështor të pyllit vertikal, nuk folën asnjë fjalë kur filloi rrethimi i territorit. Edhe më keq, opozita ishte planifikuar të heshtte për prishjen e një lulishteje në qendër të Tiranës, e cila vijonte betonizimin kriminal të kryeqytetit, që ka humbur në tre dekada 80% të sipërfaqeve të gjelbërta në krahasim me periudhën e komunizmit.

Dhe gjithçka do të mbyllej si një pakt i fshehtë, nëse ish-kandidati për bashkinë e Tiranës, Arlind Qori dhe lëvizja e tij “Bashkë”, nuk do të kishin organizuar një protestë simbolike. Ishte ky “provokim” që prishi marrëveshjen e "omerta"-së. Dhe pikërisht kjo lëvizje e paparashikuar, i bëri të gjitha palët e politikës tradicionale të silleshin në mënyrë absurde. Lapsi.al, ka analizuar reagimet e tyre manipulative pasi fillimi i ndërtimit të kullës u shndërrua në debat publik

(Shiko videon poshtë. Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook )  

Rilindasit denoncojnë se kulla është e djalit të Berishës

Të kapur gafil në përpjekjen e tyre për ta shndërruar Tiranën në një fjetore gjigande, pa parqe, por vetëm me beton, propagandistët e Rilindjes nxituan të hedhin tezën se ndërtimi i ri që do të ngrihet mbi lulishten e TOB, është një investim i Shkëlzen Berishës dhe i biznesmenëve që shërbejnë si "presta nome" të tij. Nisur nga kjo tezë më pas lindi akuza se Rama e ka blerë edhe pjesën me radikale të opozitës, duke i bërë asaj favore.

Kaq u desh që zhdukja e një prej mjediseve të fundit të gjelbërta, në një kryeqytet që ka humbur plot gjysëm milioni metra katrorë hapsira natyrore, të lihej më një anë. Gati gati u harrua që për lejen nuk vendos vendos babi i Zenit, por Edi Rama dhe Erion Veliaj që e ndjek me servilizëm. Manipulimi i propagandistëve rilindas tentonte të nguliste refrenin: fajin e ka Saliu. 

Andi Bushati: Saliu se fut dot kullën në thes

Por ata harronin se ky manipulim përbën në vetvete një autogol edhe më të madh. Pra nëse Rama ka dhënë një leje aq kriminale, sa për të mbyllur skandalin i duhet të bëjë qoka dhe për opozitën, ai ka bërë një mëkat të dyfishtë ndaj qytetarëve.

Së pari, kjo tezë pranon se qytetit po i bëhet keq me vijimin e betonizimit duke lartësuar edhe një godinë 64-katëshe në qendër të tij.

Së dyti, tendenca për ta fshehur kullën në thes, tregon se projektuesit e saj janë të vetëdijshëm për krimin që po i shkaktojnë Tiranës. Prandaj manipulimi për ta transferuar fajin tek Saliu, ndonëse rreket ta shfajësojë qeverinë, vetëm sa e nxjerr atë në një dritë edhe më të keqe.

Inceneratorët si alibi e opozitës   

Nga ana tjetër, opozita Berishiste bëri minimumin e mundshëm për të denoncuar këtë akt të fundit të betonizimit të Tiranës. PD, edhe kur foli, kreu një detyrim sa për të larë gojën. Pas artikulimit të akuzave, Sali Berisha dhe Shkëlzeni i bënë thirrje Ramës t’a anullonte lejen. Ata e bënë këtë duke qenë tërësisht të ndërgjegjshëm që kryeministri nuk do e kthente mbrapsht vendimin e marrë gjatë një konkursi ndërkombëtar.

Por, këtë hipoktizi e vunë më në pah mediat pranë PD, që botuan shkrime ku argumentonin se prapa Operas po zhvillohej një pronë private. Pra në këtë rast theksi nuk vihej tek betonizimi i qytetit, tek financimi i ndërtimit me paratë e drogës, por tek "normaliteti" që i interesonte financuesve të kullës.

Edhë më i turpshëm për PD qe manipulimi se "nuk flasim për kullën “Mali i Tiranës”, pasi largohet vëmendja nga inceneratorët”. Mbështetësit e tyre ne opinionin publik përpiqeshin të argumentonin se hapja në këtë moment e debatit për kullën “Mali i Tiranës” ishte një taktikë komunikimi politik e dirigjuar nga pushteti.

Pra, sipas kësaj logjike absurde, kur opozita denoncon një grabitje dhe ndërkohë qeveria bën të tjera të ngjashme, për këto duhet heshtur, pasi shuhet interesi i publikut për vjedhjen e parë. Me këtë lloj manipulimi dritëshkurtër, Berisha, jo vetëm nuk e fshiu dot njollën që i vunë kundërshtarëtët po i shtoi hijet rreth saj. Nëse vërtet ka pasur një strategji të Rilindjes për ta fajësuar atë së babain e Shkëlzenit, me reagimin që bëri PD-kjo pandehmë u përforcua.

 "Vula" thëret 'kapeni hajdutin" 

Në këtë farsë gjysëm të vërtetash mes partisë në pushtet dhe opozitës, qëndrimi më qesharak është i partisë së vulës. Në përshkrimin e kësaj loje ata duhet të figurojnë sa për statistikë, por jo për t'u analizuar seriozisht. 

Po ta kqyrësh me kujdes, vëren mbështetësit e pakët të Bashës morën një akuzë të Rilindjes dhe përhapën tezën se Rama po bashkëpunon fshehtas me Saliun. 

Këtë gjithkush mund ta bënte nga pozita qelibare dhe të vinte kujën për korruptimin e opozitës. Por pikërisht vulëmbajtësit nuk janë në lartësinë e favorshme morale për ta ngritur këtë alarm. Sepse denoncimi i tyre nuk ka pikë vlere, për sa kohë atë e artikulojnë personazhe të cilët mbijetojnë në politikë vetëm falë vulës që i ka falur Edi Rama. Kur ti ke pranuar lëmoshë për mbijetesë, nuk mund të ankohesh se bamirësi yt po pasuron dikë tjetër. Edhe nëse Berisha ka marrë favore financiare nga kryeministri, të fundit që mund të kenë gojë t’ia përmendin këtë janë mbështetësit e Lulit.

Pra, në të treja rastet, historia e reagimeve me kullën më të lartë të Tiranës është pasqyrë e hipokrizisë së atyre që akuzojnë të tjerët për parime që nuk do qenë në gjendje t'i vinin në jetë as vetë. Të gjithë propoganduan gjysëm të vërteta ndërkohë që lëvizja e Arlind Qorit ua bëri të qartë se askush nuk mund t'a mbulojë atë përbindësh betoni me thes. 

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI