Flash

Kanabis në Zall Herr/ Lirohen nga detyra komandantët e repartit ushtarak

Lapsi.al 9 August 2023
Kanabis në Zall Herr/ Lirohen nga detyra komandantët e repartit

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas zbuluimit të parcelës me kanabis në repartin e Zall Herrit, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka thirrur një mbledhje urgjente ku filloi një proces vlerësimi dhe analize për masat e marra dhe nxjerrjen e përgjegjësive.

Ndërkohë janë liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion 4 ushtarakë të repartit ushtarak ku ndodhi ngjarja.

Lexo edhe: Kanabisin e komandove në Zall Herr e zbuluan italianët

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes

Në këtë kuadër Shtabi i Përgjithshëm i FARSH ushtroi kontroll në Forcë Tokësore dhe Repartin Ushtarak me subjekt planëzimin dhe zbatimin e masave të ruajtjes dhe sigurisë. Gjithashtu Shtabi i Përgjithshëm ndoqi analizat e zhvilluara në Forcën Tokësore dhe në Policinë Ushtarake mbi shkaqet dhe përgjegjësitë që çuan në këtë ngjarje. Nga ky proces, përfshirë edhe vetë analizën ë vetë Shtabit të Përgjithshëm, janë marrë masat e mëposhtme:

Janë liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion 4 ushtarakë të repartit ushtarak ku ndodhi ngjarja, përkatësisht:

Specialisti për sigurinë në seksionin e zbulimit

1.2. Specialist për infrastrukturën/MNZSH

1.3. Zëvëndës Komandant toge në Kompaninë e mbështetjes

1.4. Magazinier/shofer në Kompaninë e Mbështetjes

Propozimin për lirimin nga detyra dhe nxjerrjen në dispozicion të Shtabit të Përgjithshëm të FA të

6 ushtarakëve të FT dhe 4 ushtarakë të Policisë Ushtarake.

2.1. Komandanti i Repartit Ushtarak

2.2. Komandanti i Policisë Ushtarake

2.3. Shefi i Shtabit i Repartit Ushtarak

2.4. Shefi i Seksionit të Zbulimit i Repartit

2.5. Komandanti i Kompanisë Mbështetëse të Repartit

2.6. Specialist për gatishmërinë dhe Operacionet

2.7. Specialist për Zbulimin në Repartin ushtarak

2.8. Inspektor i Policisë Ushtarake

2.9. Agjent Krimesh në Policinë Ushtarake

2.10. Ndihmës Specialist/Agjent Krimesh në Policinë Ushtarake

Masa disiplinore “Zgjidhje e kontratës së punës” për një Inspektor/Ekspert i Ekzaminimeve Kompjuterike të PU si dhe masa disiplinore “Paralajmërim për zgjidhje kontrate” për Shefin e Sektorit të Policisë Kriminale në Policinë Ushtarake.

Të këshilluara

"Barbie" influencon dhe meshkujt

Filmi “Barbie” po thyen çdo rekord, si dhe është kthyer në influencë për shumë fusha të ndryshme. Impakti i “Barbie” nuk ka prekur veç vajzat siç mund të men...

10:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI