Flash

Fytyra e pushtetit të Edi Ramës/ Në Tiranë ngrihen kulla pa leje, në Gjirokastër procedohet i moshuari për ndërtim në shtëpinë e tij

Lapsi.al 9 August 2023
Fytyra e pushtetit të Edi Ramës/ Në Tiranë ngrihen kulla pa

Ndërkohë që në mes të Tiranës po kryhen ndërtime pa leje, madje prej tyre ka shprehur habinë edhe vetë zv.kryeministrja Belinda Balluku kur nisi aksioni propagandistik i gjoja sekuestrimit të këtyre ndërtimeve, në Gjirokastër Policia e Shtetit nuk të fal.

Kjo polici që me të fortin tregohet si pulë dhe trimërohet me të dobtit, ka nisur procedimin penal ndaj një të moshuari për ndërtim pa leje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit  të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. K., 82 vjeç, banues në Mashkullorë, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje”, njofton policia duke dëshmuar edhe njëherë fytyrën e vërtetë të pushtetit të Edi Ramës; në shërbim të më të fortëve dhe në sulm kundër njerëzve të zakonshëm. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Maliq, dy të plagosur

Një aksident është regjistruar në Maliq, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Lozhan-Strelcë”. Më...

16:31

"Barbie" influencon dhe meshkujt

Filmi “Barbie” po thyen çdo rekord, si dhe është kthyer në influencë për shumë fusha të ndryshme. Impakti i “Barbie” nuk ka prekur veç vajzat siç mund të men...

10:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI