Flash

Aksident në rrugën Lezhë-Shkodër, dy të plagosur

Lapsi.al 9 August 2023
Aksident në rrugën Lezhë-Shkodër, dy të plagosur

Aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër pranë kryqëzimit të Gjadrit.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, një mjet tip Golf me targa shqiptare dhe një Audi me targa angleze.

Si pasojë kanë mbetur të lënduar 2 shoferët të cilët janë dërguar në spitalin e Lezhës. Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Të këshilluara

Aksident në Maliq, dy të plagosur

Një aksident është regjistruar në Maliq, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Lozhan-Strelcë”. Më...

16:31

"Barbie" influencon dhe meshkujt

Filmi “Barbie” po thyen çdo rekord, si dhe është kthyer në influencë për shumë fusha të ndryshme. Impakti i “Barbie” nuk ka prekur veç vajzat siç mund të men...

10:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI