Flash

Zbardhet dëshmia e djali i anëtares së KLP/ Rei Mete: Nuk kisha qëllim ta vrisja

Lapsi.al 8 August 2023
Zbardhet dëshmia e djali i anëtares së KLP/ Rei Mete: Nuk kisha

Vlora u trondit ditën e djeshme nga një ngjarje e rëndë ku pas një sherri për pronën humbi jetën 55-vjeçari Armando Meshau.

Rreth 10 persona janë marr në pyetje përgjatë 24 orëve nga policia e Vlorës në lidhje me ngjarjen e ndodhur, personat në fjalë kanë qenë kryesisht dëshmitarë okular në vendin e ngjarjes të cilët kanë parë konfliktin.

https://lapsi.al/2023/08/08/zbardhet-arsyeja-e-vrasjes-ne-vlore-djali-i-anetares-se-klp-sekser-per-te-perfituar-apartament/

I pyetur në polici fill pas arrestimit Rei Mete, në dëshmitë e tij mban një qëndrim të njëjtë duke treguar të njëjtin version të ngjarjes. Sipas burimeve të policisë Mete ka thënë se nuk ka patur motiv për ta vrarë teksa në qendrën e internetit janë takuar rastësisht sipas tij pasi të dy do të printonin disa dokumente. Rei Mete kallëzon gjithashtu se viktima, Armando Meshau, e ka sharë i pari dhe e ka goditur ai kur konflikti është përshkallëzuar.

Meta gjithashtu pretendon se ka goditur për vetëmbrojtje teksa pretendon se 55-vjecari e ka humbur jetën nga përplasja me tokën, ose ndonjë orendi të internet kafesë, në momentin kur është rrëzuar përtokë si rrjedhojë e grushteve. Sipas tij vdekja e 55-vjeçarit pretendohet të jetë aksidentale.

Pamjet filmike të kamerave të sigurisë që janë sekuestruar dhe janë në dispozicion të policisë do të japin një version të saktë të ngjarjes

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI