Flash

Vlorë/ Kapet me armë me silenciator 35-vjeçari, policia jep detaje

Lapsi.al 8 August 2023
Vlorë/ Kapet me armë me silenciator 35-vjeçari, policia jep

Një 35 vjeçar nga Shkodra është arrestuar në Vlorë teksa lëvizte më me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje. Në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar "Silenciatori", u vu në pranga shtetasi Amarildo Nikolli (Xhanej).

"Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i kontrollit permanent të territorit, për garantimin e rendit dhe të sigurisë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Silenciatori”.

Në kuadër të këtij operacioni, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar, kapur në flagrancë dhe kanë arrestuar shtetasin A. N. (Xh.), 35 vjeç, banues në Shkodër.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, dhe në çantën e tij të shpinës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me silenciator, me fishek në fole, gati për qitje, një sasi municioni lufatrak, doreza dhe kapuç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe të qëllimit të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”- thuhet ne njoftimin e policise.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI