Flash

“Autori i vrasjes në Vlorë, sekser i së ëmës”, PD kërkon largimin e anëtares së KLP-së

Lapsi.al 8 August 2023
“Autori i vrasjes në Vlorë, sekser i së

Zëdhënësja e Partisë demokratike, Mirela Karabina në një deklaratë për mediat kërkoi dorëheqjen e anëtares së KLP-së, Nurihan Meta, pasi dje, djali i saj Rei Meta goditi për vdekje 55-vjeçarin, Armando Meshau në Vlorë.

Karabina u shpreh se autori, Rei Meta ishte sekser dhe përdorte emrin e së ëmës, teksa shtoi se anëtarja e KLP-së është pengesë për hetimet.

Deklarata e plote e Karabines

Për shkak të dhunës të ushtruar nga shtetasi Rei Meta, djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta, humbi jetën shtetasi Armando Meshau; si dhe faktet e bëra publike nga hetimet paraprake, të cilat dëshmojnë se djali i anëtares së KLP-së vepronte si sekser duke përdorur emrin dhe prestigjin e postit të së ëmës,kërkojnë një hetim të thelluar jo vetëm të krimit të kryer nga Rei Meta, por edhe të këtyre akuzave publike që sot rëndojnë mbi znj. Nurihan Meta.

Prandaj, në respekt të ligjit dhe për shkak të detyrës të lartë që mbulon, Partia Demokratike i bën thirrje Nurihan Meta të japë dorheqjen për t’i hapur rrugën drejtësisë.

Çdo ditë që Nurihan Meta mban detyrën e anëtares së KLP-së, përbën një cënim të rëndë të integritetit të KLP-së, si edhe bëhet pengesë për hetimin dhe zbardhjen e shpejtë dhe të plotë nga ana e prokurorisë, të kësaj ngjarje kriminale.

Prokuroria nuk mund të jetë nën presion për shkak të konfliktit të interesit që rëndon mbi të nga ana e anëtarëvë të KLP-së.

Partia Demokratike mbështet prokurorinë për një hetim të gjithëanshëm të kësaj ngjarje të rëndë në të cilën humbi jetën z. Armando Meshau, dhe në këto orë të trishta, ne shprehim ngushëllimet tona për familjen e të ndjerit.

Të këshilluara

Vrasje në Kosovë (VIDEO)

Një person ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me armë zjarri në një lokal në Klinë të Kosovës. Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar drejtori i QKMF-së në Klin...

20:13

Aksident në Vlorë, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Policia ka dhënë një njoftim shkurt për ngjarjen. Vlorë/Inf...

20:06

Aksident në Përmet, kamioni del nga rruga

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Përmet. Policia thotë se i plagosur ka mbetur shoferi i një kamioni, i cili doli nga rruga. Më poshtë njoftimi parap...

19:43

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI