Flash

Sulm me raketa në Ukrainë, 8 të vrarë dhe 67 të plagosur

Lapsi.al 8 August 2023
Sulm me raketa në Ukrainë, 8 të vrarë dhe 67 të

Dy sulme me raketa ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Pokrovsk, një në ndërtesë banimi, shkaktuan të paktën 8 viktima dhe plagosën 67 të tjerë, duke përfshirë 29 oficerë policie, shtatë punonjës të forcave të shpëtimit dhe dy fëmijë.

Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha se Moska kishte goditur një ndërtesë banimi, duke publikuar pamjet e një ndërtese  pesë-katëshe të epokës sovjetike që i ishte shkatërruar kati i fundit.

Ukraina tha se operacionet e shpëtimit po vazhdojnë. Më pas ata sulmuan sërish me raketa pas 40 minutash nga sulmi i parë. Pokrovsk shtrihet 70 kilometra  në veri-perëndim të qytetit të Donetsk dhe 50 kilometra nga vija e frontit.

Kreu i rajonit të Donetskut, Pavlo Kyrylenko, tha se sulmet dëmtuan dy “ndërtesa banimi të sektorit privat, një hotel, objekte hotelierike, dyqane dhe ndërtesa administrative”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI