Flash

Shakira dhe Pique bëjnë paqe një vit pas ndarjes

Lapsi.al 8 August 2023
Shakira dhe Pique bëjnë paqe një vit pas ndarjes

Pas më shumë se një viti që kaluan një ndarje të trazuar, Shakira dhe Gerard Pique më në fund duket se kanë bërë paqe për të mirën e dy fëmijëve të tyre.

Media spanjolle Vanitatis zbuloi të hënën se burime të afërta me këngëtaren pretendojnë se dyshja "po ndjekin marrëveshjen e ndarjes dhe nuk ka më asnjë argument apo problem", një mesazh të cilit i është bërë jehonë edhe nga miqtën e ish-futbollistit.  Shakira tani thuhet se ndihet "pozitive dhe optimiste" pas disa periudhave të vështira në muajt e fundit dhe është indiferente ndaj spekulimeve rreth lidhjeve të saj të mundshme me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton, me të cilin është parë në disa raste.

Ndërkohë, Piqué dhe partnerjes së tij   Clara Chía, u është ofruar më shumë privatësi në javët e fundit pasi ishin në qendër të vëmendjes së mediave kur ata dolën për herë të parë në publik. Këtë verë ata kanë kaluar pak kohë në shtëpinë e familjes së Piqué në Cabrils, afër Barcelonës, ndërsa kanë qenë duke rinovuar apartamentin e tyre në kryeqytetin katalanas. Ata tani kanë udhëtuar në Miami për të kaluar kohë me fëmijët e Geard para se të fillojnë shkollën më 21 gusht.

Sigurisht, ka pasur shumë thashetheme rreth  marrëdhënies së Shakira dhe Pique pas ndarjes së tyre. Në Mamarazzis, një podcast spanjoll, i fokusuar në lajmet e të famshmëve, ka treguar se këngëtarja kolumbiane ishte e mërzitur me ish-in e saj, i cili "nuk merr aq kohë pushim nga puna dhe angazhimet personale për të qenë me fëmijët gjatë pushimeve". /Lapsi.al

Të këshilluara

Lum kritikash ndaj Chiara Ferragni dhe Fedez

Chiara Ferragni dhe Fedez kanë zgjedhur të kalojnë edhe këtë vit një pjesë të pushimeve të tyre në Ibiza. Mes super perëndimeve, puthjeve shumë pasionante dhe e...

10:04

Një tjetër padi ndaj Bill Cosby

Bill Cosby përballet me një padi të re kundër tij nga një këngëtare që pretendon se komediani e drogoi dhe  abuuzoi me të në fund të viteve 1980. Sipas dokum...

18:00

Sipërmarrja e re e Harry dhe Meghan

Pas disa përpjekjeve të dështuara të prodhimit, Princ Harry dhe Meghan Markle mund të kenë gjetur veten në një tjetër sipërmarrje të Hollivudit. Duka dhe Duk...

17:25

Regjisorja e Barbie thyen rekord

Tre javë pas debutimit të saj në kinema, Barbie ka tejkaluar 1 miliard dollarë në arkë, duke e bërë  Greta Gerwig regjisoren e parë femër që ka arritur këtë mom...

17:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI