Flash

Parashikimi i motit: Rikthehen kthjellimet, temperaturat në rritje

Lapsi.al 8 August 2023
Parashikimi i motit: Rikthehen kthjellimet, temperaturat në rritje

Orët e para të mëngjesit do të jenë më kthjellime dhe kalime vranësirash, të cilat pritet të sjellin shira të pakët dhe të izoluar pjesërisht në ultësirën perëndimore. Ndërsa gjatë paradites dhe mesditës do të ketë përmirësim të dukshëm të motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese në të gjithë vendin tonë. Pasditja dhe mbrëmja do të shfaqin në territor kalime të pakta vranësirash. Më të dukshme do të jenë në shtrirjen Lindore, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes. Ato do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 33°C.

Kosova

Masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë Kosovë gjatë ditës së martë. Kjo do të bëjë që intervalet e gjata me kthjellime të jenë dominuese në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës gjatë paradites. Ndërsa pasditja parashikohet të sjelli kalime të pakta të vranësirave në të gjithë vendin. Më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore. Por nuk pritet që vranësirat të gjenerojnë reshje në këto zona.

Maqedonia e Veriut

Territori i Maqedonisë së Veriut do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Kjo do të sjellë në pjesën e parë të ditës mbizotërim të motit të kthjellët në pothuajse gjithë vendin. Ndërsa në orët në vijim parashikohet të ketë theksim të vranësirave, por nuk priten reshje. Temperatura maksimale do të rregjistrohet në orët e mesditës në qytetin e Shkupit me 34 gradë.

Europa

Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke bërë që Europa Qëndrore dhe Jugore të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët. Por herë pas here do të ketë dhe kalime të lehta të vranësirave. Kthjellimet më të dukshme do të jenë në Pellgun e Mesdheut. Ndërsa Europa Veriore dhe Lindore parashikohet të jenë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu, ku herë pas here do të shoqërohen me fuqizim të parametrit të erës.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI