Flash

Misteri/ Nusja gatoi kërpudha, vdesin 3 familjarë

Lapsi.al 8 August 2023
Misteri/ Nusja gatoi kërpudha, vdesin 3 familjarë

Në Australi, historia e një dreke familjare të kthyer në tragjedi është vënë në qendër të vëmendjes të mediave vendase, por edhe atyre ndërkombëtare. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e qetë të Leongatha, në jug të vendit ku gjyshërit u ndalën pranë shtëpisë së nuses së tyre për të ngrënë së bashku. Me ta ishin edhe nipërit dhe dy të ftuar të tjerë. Për drekë kishte kërpudha të egra, por që rezultuan... vdekjeprurëse. 4 persona u detyruan të shkonin në spital me simptoma helmimi: 3 humbën jetën ndërsa tjetri është në gjendje shumë të rëndë. Tashmë policia po heton rolin e nuses, e cila gatoi kërpudhat për të gjithë.

BBC raporton se ngjarja ka ndodhur të shtunën e 29 korrikut. Që atëherë komuniteti vendas, e më pas i gjithë vendi është duke folur për këtë drekë të mallkuar. Shumë kanë hedhur dyshime për rolin e mundshëm të nuses. Kërpudhat e gatuara - sipas policisë - ishin të llojit Phalloid Amanita, shumë helmuese. Ato shkaktojnë dëme të pakthyeshme në mëlçi, por pothuajse gjithmonë çojnë në vdekje nëse nuk trajtohet në kohë. Megjithatë, gruaja mohon çdo akuzë dhe shpjegon se nuk e di se çfarë mund të ketë ndodhur. Ajo thotë se e ka dashur gjithmonë familjen e saj dhe se nuk do të kishte bërë kurrë asgjë kundër tyre.

Disa orë pas drekës, të katërt e kuptuan se diçka nuk po shkonte mirë. Ata filluan të kishin simptoma të gastroenteritit të rëndë. Më pas ata shkuan në spitalin lokal për të marrë ndihmën e parë. Por situata u përkeqësua më tej dhe ata u transferuan në spitalin e Melburnit, rreth 2 orë larg. Megjithatë gjyshi, gjyshja dhe motra e kësaj të fundit humbën jetën. Nga ana tjetër, bashkëshorti i motrës është shumë i rëndë, në gjendje kritike dhe në pritje të transplantit të mëlçisë.

Ian and Heather Wilkinson

Nusja dhe dy djemtë e saj të pranishëm në drekë janë mirë. Policia sqaron se fëmijët hëngrën një diçka tjetër dhe jo kërpudha. Ndoshta edhe nusja nuk ka ngrënë kërpudha. Hetuesit megjithatë nuk janë të sigurt nëse kërpudhat vdekjeprurëse nga të katër të helmuarit ishin me të vërtetë në pjatën e servirur nga nusja e tyre.

"Për momentin vdekjet mbeten të pashpjegueshme. Mund të ketë qenë vërtet diçka e rastësishme dhe e pavullnetshme, por ne nuk jemi në gjendje ta themi ende se çfarë ishte” - thotë Dean Thomas i skuadrës së vrasjeve të policisë lokale. Vëmendjen e hetuesve e ka tërhequr edhe jeta private e gruas së ndarë nga bashkëshorti. Mirëpo, ndarja sipas nuses ka qenë “miqësore”. Këtë e dëshmon edhe marrëdhënia e përzemërt e mbajtur prej saj me familjen e ish-burrit.

"Unë me të vërtetë nuk mund ta kuptoj se çfarë ndodhi. Nuk kam bërë asgjë. I dua ata" - u tha ajo gazetarëve jashtë shtëpisë së saj dhe nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të tjera. ©LAPSI.al

Korumburra Baptist Church

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI