Flash

Imazhet skandaloze/ Sajmir Tahiri duke pirë me vrasësin e policit që u betua se do i merrte hakun

Lapsi.al 8 August 2023
Imazhet skandaloze/ Sajmir Tahiri duke pirë me vrasësin e policit

Pak ditë më parë një foto nga burgu i Lushnjës e ish ministrit të brendëshëm Saimir Tahiri, me bosët e krimit Klement Balili dhe Safet Bajri skandalizoi një pjesë të madhe të mediave. Ish numri 2 i qeverisë Rama 1, shefi politik më jetgjatë i policisë këto 30 vite, dukej në shoqëri të këndëshme duke pirë verë dhe konsumuar mish të pjekur në shoqërinë e atyre që dikur kishte marrë mandat ti luftonte.

Saimir Tahiri, Klement Balili e Safet Bajri bashkë rreth një tryeze në burgun e Kosovës, Drejtoria e Burgjeve: Fotografia u realizua nga personeli! Vuanin dënimin në të njëjtin sektor - Shqiptarja.com

Kjo shkonte përtej pretendimeve të Tahirit se dënimi i tij ishte i padrejtë dhe se ai qe i pafajshëm. Njësoj si me habilajt për të cilët i dolën përgjimet, ish ministri më i suksesshëm i rilindjes gjendej si peshku në ujë me ata që duhet të qenë kontigjenti i forcës që ai drejtonte dikur.

Por kjo qe vetëm ana më pak e rëndë e asaj fotoje skandaloze. Gazetari Flamur Vezaj që e zbuloi atë, kur e botoi nuk identifikoi dot personin e tretë që ishte ulur në krah të ish mistrit. E vërteta u mor vesh vetëm dy ditë më vonë, pas verifikimeve. Personi që harbohet në avujt e alkoolit me Tahirin ishte Klodian Selimi (majtas lart), nga Lazarati i denuar me 13 vite burg si bashkëautor në vrasjen e policit të RENEA-se Ibrahim Basha.

Pra atij punonjësi të shtetit që Saimir Tahiri e kishte çuar të luftonte bandat e kultivimit të kanabisit, në qershor 2015. Pas këtij lajmi shefi i opozitës Sali Berisha botoi një video ku krahas fotos së Tahirit me vrasësin dukej ajo që ai pati thënë në ceremoninë mortore të policit të ndjerë.

   

Nisur nga kjo Lapsi.al hapi arkivat për të parë ceremoninë e përmortshme që qeveria Rama Tahiri organizoi për nder të policit të vrarë ne qershor 2015. Duhet të shohësh ato pamje për të kuptuar thelbin e kësaj bande sharlatanësh. Arkëmorti i 31 vjeçarit Ibrahim Basha ishte mbuluar me flamurin kombëtar. Ceremonia u zhvillua si kurrë ndonjëherë në pallatin e Brigatave, pasi ngjarja që kishte ndodhur në bastionin opozitar në lazarta duhej potenciuar. Aty ishin ftuar edhe ambasadorë, madje Donald Lu do të merrte dhe fjalën. Pastaj kortezhi i përmortshën do ti drejtohej varrezave të dëshmorëve.

Lart ceremonia madheshtore e organizuar nga Rama dhe Tahiri ne pallatin e brigadave per policin e vrare Ibrahim Basha. Poshte prinderit e tij

Edi Rama njeriu që emëroi ministër rendi Tahirin, dhe që të dy bashkë mbushën me kanabis Shqipërinë do të thoshte përpara trupit të të ndjerit që ishte vrarë në shëkmbim zjarri me kultivuesit: "Trupi që kemi vendosur këtu është trupi i një ideali". Por sarkazma nuk ka kufi po të dëgjosh sot fjalimin popmpz të Saimir Tahirit. "Dora e pabesë që u ngrit mbi ty ka disa dekada që ngrihet në këtë vend. Në atë fshat plotë me njerëz të ndershëm ka akoma njerëz që përdoren.”, dëgjohet të thotë Tahiri. Ai vazhdon: "...na vranë të gjithëve nga pak, por ti nuk je vetëm, ne jemi me ty".

Në fund e mbyll: "Dora që të vrau do të ndëshkohet". Pikërisht më këtë titull nga fajalimi i Tahirit u mbushën mediat të nesërmen e ceremonisë (shiko poshte).

  Tetë vite më pas, me "dorën e pabesë që e vrau", Ibrahim Bashën, Tahiri pallohet me mish dhe verë, si dy shokë të ngushtë burgu. Për familjarët e dëshmorit të atdheut, për kolegët dhe miqtë e 31 vjeçartit që dha jetën nuk mund të ketë imazhe më të rënda. Atë njëherë e vranë me snajper kultivuesit e kanabistit. Për herë të dytë e rivranë, kur u mor vesh se ata që e kishin çuar të luftonte për asgjesimin e hashashit, e kishin mbushur gjithë vendin me këtë drogë. Dhe për së treti e goditën kur dolën pamjet e ish ministrit që i organizoi ceremoninë në pallatin e brigadave, të shfrenohej, në qeli, i ulur në krah të atentatorit të tij. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI