Flash

Çfarë është EG.5, varianti i ri i Covid që ka “pushtuar” SHBA

Lapsi.al 8 August 2023
Çfarë është EG.5, varianti i ri i Covid që ka

Koronavirusi nuk është zhdukur. Megjithatë, me ardhjen e vaksinave, imunizimit dhe menaxhimit më të mirë social, ai është zbehur. Në nivel global, u raportuan mbi 1 milion raste të reja me Covid-19 dhe më shumë se 3100 vdekje muajin e fundit, sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kjo e ka çuar numrin e vdekjeve në pothuajse 7 milionë që nga fillimi i pandemisë. Por vëmendja e ekspertëve të shëndetit publik në mbarë botën po tërhiqet nga një nënvariant i ri, i njohur si EG.5, i cili po bëhet një dominues në shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë.

Koronavirusi EG.5 është një nënvariant dhe pasardhës i Omicron i cili mbetet lloji më i përhapur i koronavirusit në botë. EG.5 ka tejkaluar edhe pasardhësit e tjerë të Omicron që qarkullojnë në Shtetet e Bashkuara dhe tani përbën përqindjen më të madhe të rasteve me Covid në mbarë vendin.

Përdoruesit e Twitter dhe disa media e kanë i kanë vënë nënvariantit nofkën "Eris" sipas nomenklaturës greke, por ky emër nuk përdoret zyrtarisht nga OBSH. Të gjithë viruset evoluojnë dhe ndryshojnë me kalimin e kohës. Virologu Stuart Turville, një profesor i asociuar në Universitetin e Sidneit e quajti variantin EG.5 "pak më të rrëshqitshëm" dhe "më konkurrues" se homologët e tij, të aftë për të "lundruar më mirë në praninë e antitrupave" të prodhuar nga vaksinat.

Megjithatë, ai është i ndryshëm nga nënvariantet e tjera, “pasi ka evoluar pak më shumë për t'i dhënë aftësi më të mira për t'u përfshirë dhe për të hyrë në qeliza pak më mirë", tha ai. Ndërsa profesori Srinath Reddy nga Fondacioni i Shëndetit Publik të Indisë e krahasoi nënvariantin si “një nga disa Barbiet e të njëjtit film".

Cilat simptoma mund të shoqërohen me EG.5?

Simptomat për këtë nënvariant mbeten të zakonshme për koronavirusin në përgjithësi dhe mund të variojnë nga efekte të lehta deri në sëmundje më serioze. Ato mund të përfshijnë kollë, ethe ose të dridhura, gulçim, lodhje, dhimbje muskujsh ose trupi, humbje të re të shijes ose nuhatjes dhe dhimbje koke.

EG.5 tenton të shkaktojë edhe simptoma të tilla si rrjedhje hundësh, teshtitje dhe kollë të thatë. Megjithatë, me luhatjet sezonale dhe mungesën e testimeve diferencimi i një infeksioni të EG.5 nga një grip ose ftohje e zakonshme mund të jetë i vështirë. Ekspertët thonë se vaksinat mbeten ende të rekomanduara për grupet e rrezikuara ndërsa nuk duhet të mungojë mbajtja e higjienës, maskës në ambiente të paajrosura. Të moshuarit mund të jenë më të prekshëm ndaj llojeve të reja, pasi imuniteti i tyre nga vaksinimi mund të ulet më shpejt. Megjithatë EG.5 nuk duhet të jetë një shkak i menjëhershëm për shqetësim, thonë ekspertët.

"Varianti i ri nuk po e shton numrin e rasteve në terapi intensive, apo dhe vdekjet megjithëse ai mund të jetë shkak për më shumë shtrime në spital, veçanërisht në mesin e të moshuarve” – thonë ata. Në Shtetet e Bashkuara, varianti EG.5 është përgjegjës për 17.3% të të gjitha rasteve të koronavirusit të raportuara gjatë 2 javëve të fundit duke u bërë më i përhapuri në vend. Ai raportohet edhe në Britani, Indi dhe Tajlandë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI