Flash

Bosi i Cosa Nostras në gjendje të rëndë shëndetësore, avokati: Ka nevojë për shtrim urgjent në spital

Lapsi.al 8 August 2023
Bosi i Cosa Nostras në gjendje të rëndë

Gjendja shëndetësore e bosit mafioz Matteo Messina Denaro është përkeqësuar. Bosi, i ndaluar në regjimin 41 bis në superburgun e L’Aquila, vuan nga tumori, prej ditës së arrestimit ndodhet nën kurim në burg, ku i është ngritur një dhomë kimioterapie.

“Duhet shtrimi në spital”, nënvizoi avokati i Denaros.

Javët e fundit Messina Denaro i ishte nënshtruar një operacioni të vogël për probleme urologjike, por u kthye në burg gjatë ditës. “Tani Messina Denaro nuk ha më, ai gjithashtu ka vështirësi për të pirë, ka nevojë për shtrim urgjent në spital sepse i duhet të ushqehet”, tha avokati mbrojtës Alessandro Cerella.

“Situata e tij nuk është më e menaxhueshme nga struktura në të cilën ai është i burgosur nën regjimin 41bis”.

Bosi i Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro, u arrestua në janar 2023, pas më shumë se 30 vite në kërkim.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI