Flash

5 raste të tjera të shitjes së drogës në Kalanë e Gjirokastrës, policia zbardh detajet

Lapsi.al 8 August 2023
5 raste të tjera të shitjes së drogës në Kalanë e

Policia e Gjirokastrës ka goditur pesë raste të shitjes së dozave të lëndëve narkotike, brenda perimetrit të kalasë së qytetit.

Procedohen penalisht 5 shtetas, të cilëve nga kontrollet, iu sekuestruan sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje.

Njoftimi i policisë:

DVP Gjirokastër

Konstatohen dhe goditen 5 raste të tjera të shitjes së dozave të lëndëve narkotike, brenda perimetrit të kalasë.

Procedohen penalisht 5 shtetas, të cilëve nga kontrollet, iu sekuestruan sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër evidentuan dhe goditën 5 raste të tjera të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, brenda perimetrit të kalasë.

Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: 30 vjeç, banues në Tiranë, , 28 vjeç, banues në Gjirokastër, ., 26 vjeç, banues në Tiranë,., 31 vjeç, banues në Gjirokastër dhe ., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve fizike ndaj këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI