Flash

Sigurimi i shtëpisë nga tërmeti/ Kush nuk paguan nuk merr shërbimet nga E-Albania

Lapsi.al 7 August 2023
Sigurimi i shtëpisë nga tërmeti/ Kush nuk paguan nuk merr

Qeveria shqiptare ka vendosur që të aplikojë sigurimin e detyrueshëm për dëmet nga tërmetet për çdo banese në Republikën e Shqipërisë, përveç atyre me qerpiç ose me kallama. Projektligji, i cili vjen pas draftit të qeverisë për rritjen e taksës së pronës, është nxjerrë në konsultim me Ministrinë e Financave dhe qytetarët do të jenë të detyruar që çdo vit të bëjnë sigurimin vjetor të banesës, përfshirë dhe banesat sociale dhe ato ne proces legalizim.

Sipas projekt ligjit polica e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet mbulon dëmet e ndodhura në pronën e siguruar, të shkaktuara nga një apo disa ngjarje tërmeti të ndodhura gjatë periudhës së vlefshmërisë së përcaktuar në kontratë.

Përjashtohen nga mbulimi i sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet, të gjitha lëndimet trupore duke përfshirë edhe vdekjen, kërkesa për kompensim të dëmeve morale, sendet brenda banesës së objektit të siguruar, shpenzimet në lidhje me heqjen dhe zhvendosjen e mbeturinave, humbjet financiare nga ndërprerja e biznesit dhe fitimi i munguar.

Polica e sigurimit është e vlefshme vetëm për një vit dhe në rast tërmeti dëmshpërblimi paguhet brenda 9 muajsh ne një vlerë që përcaktohet sipas metodologjive te qeverise. Për subjektet që nuk blejnë primin do ketë masa.

Kush nuk siguron banesat nuk merr shërbim në e-Albania dhe as në QKB. Shuma e sigurimit do përcaktohet me vendim qeverie, por nëse i referohemi tregut aktual të sigurimit të banesave, çmimi është 1 euro për metër katrorë ne vit. Kështu një banese 50 metra katrorë e ka policën 50 euro, apo një tjetër me sipërfaqe 100 euro e ka sigurimin vjetor 100 euro.

Të këshilluara

Përplasja në Lezhë, arrestohen 3 persona

Policia ka dhënë detaje në lidhje me një përplasje që ndodhi pasditen e së shtunës në një karburant në Lezhë. Policia thotë se rreth orës 18:30 të ditës së djes...

17:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI