Flash

Opozita e përfshirë në kullën 58-katëshe? Berisha: Shpifje e ultë

Lapsi.al 7 August 2023
Opozita e përfshirë në kullën 58-katëshe? Berisha:

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur akuzave lidhur me ndërtimin e kullës në qendër të Tiranës, që pritet të jetë 58 kate, në zonën pranë 9-katësheve.

I pyetur se në lidhje me këtë është përfshirë edhe një biznesmen që ka financuar Foltoren, Berisha tha se nuk është aspak e vërtetë duke shtuar se gjitha kjo po bëhet për të hequr vëmendjen nga afera e inceneratorëve.

Pyetje: Kulla në pranë Pallatit të Kulturës , një nga pronarët ka financuar Foltoren çfarë mund të thoni?

Berisha: Shpifje nga kuzhina Fuga-Veliaj, edhe për kullat e ka fajin Saliu. E gjithë përpjekja është të krijojë një zhurmë për të shuar flakët e djegësit të Tiranës që nuk ekzistojnë. Gjatë qeverisjes së PD, Sali Berisha nuk ka dhënë asnjë leje për asnjë kullë.

Plani që ka miratuar Këshilli Kombëtar ka qenë për ndërtimin e ndërtesave 6-8 kate në të gjithë territorin e Tiranës. Janë shpifarakë të mjerë. Duhet të bëhesh shpifës i kalibrit të Ymer Bazes apo Bolinos që të nxjerrësh shpifje të tilla.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI