Flash

Monika Kryemadhi: Veliaj duhet të merret i pandehur për inceneratorin e Tiranës

Lapsi.al 7 August 2023
Monika Kryemadhi: Veliaj duhet të merret i pandehur për inceneratorin

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar sërish në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Kryemadhi ka risjellë një video të 27 korrikut 2022, ku tregon se përse duhet të merret i pandehur Erion Veliaj për inceneratorin e Tiranës.

Postimi i Kryemadhit:

Pse duhet të merret i pandehur Erion Veliaj për Inceneratorin e Tiranës. Kështu u titullua kjo video e imja e postuar në 27 Korrik 2022. Ua solla si rikujtesë sot, që frytet e punës tonë të palodhur, për të denoncuar pa kompromis korrupsionin, nuk u mbyt dot as nga koha e madhe që ka kaluar, e as nga komisionet fallso që bashkëqeverisësit e 17 Majit orkestruan për ti hedhur hi syve shqiptarëve.

Shkresat që sot qarkullojnë në media, mbi rolin e Erion Veliajt në procedurën e inceneratorit të Tiranës, ne i kemi denoncuar që në momentin e parë që kam dorëzuar kallëzimin penal. Atëherë këto media dhe figura publike nuk e shikonin të volitshme ti konsideronin të rëndësishme zbulimet tona. Ndoshta prisnin nga do të frynte era, apo nëse SPAK do të pranonte ndonjë përqindje në bashkëpunim…

Nejse, pak rëndësi ka tani që domino-të kanë filluar të bien…

Rishikojeni miq këtë video dhe ato shumë të tjera që me përkujdesje kemi përgatitur për ju që nga momenti që kam kallëzuar mafien Rilindase të inceneratorëve.

Djalli fshihet në detaje. Deri në videon tjetër.

Të këshilluara

Vrasja në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar

Policia e Vlorës ka vënë në pranga autorin e dyshuar për vrasjen e ndodhur ditën e sotme në lagjen “Hajro Çakërri”, ku mbeti i vdekur 55-vjeçari Armando Memshan...

16:28

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI