Flash

Khloe Kardashian reagon ndaj takimit të Kim me Tristan

Lapsi.al 7 August 2023
Khloe Kardashian reagon ndaj takimit të Kim me Tristan

Khloe Kardashian u trondit pasi motra e saj Kim Kardashian festoi me ish të dashurin e saj tradhtar, thonë raportet e reja.

Kim doli për darkë me Tristan Thompson, kur ata ishin në Miami javën e kaluar. Ajo ishte në qytet me djalin e saj të madh Saint, shtatë vjeç, për të parë ndeshjen debutuese të Lionel Messit për Inter Miami.

Pas ndeshjes, në të cilën mori pjesë edhe Tristan, dyshja u panë duke darkuar në  Gekko përpara se të shkonte në klubin e natës LIV. Atë natë, babai i katër fëmijëve, Tristan ripostoi një selfie të tyreduke festuar me dy shokë të tjerë - me Kim-in duke i puthur kamerës.

Një burim i afërt me Khloe tha se ajo "u trondit" kur mësoi për takimin e tyre. Burimi i tha InTouch Magazine: "Khloe është e shkatërruar. Por këtë herë ajo po fajëson motrën e saj, jo Tristanin. Është poshtëruese të jesh ulur në shtëpi në LA, duke u kujdesur për fëmijët e Tristanit, ndërsa motra e saj dhe ish-i i saj janë duke festuar në publik."

Ekspertja e gjuhës së trupit, Judi James tregoi se dalja e natës e Kim dhe Tristan është një "lëvizje e rëndësishme". Duke folur ekskluzivisht për The Mirror, ajo tha: "Kim po e mban  atë pranë për të shmangur  skandalet e mashtrimit apo është një sjellje e këndshme, që synon të tregojë një anë të ngrohtë  të Kardashian e cila e fal Tristan përpara se të rikthehet përsëri në krahët e Khloe-s?"/Lapsi.al

Të këshilluara

Bella Hadid flet për sëmundjen e saj

Bella Hadid ka ndarë së fundmi detaje rreth betejës së saj shumëvjeçare me sëmundjen Lyme. Të dielën, modelja hyri në Instagram  për të ndarë disa njohuri mb...

14:33

Instagram, njofton një veçori të re

“Ne duam që të gjithë të ndjehen të sigurt kur hapin DM (Direct Message). Ne jemi të kënaqur me komentet që marrim nga komuniteti ynë dhe do të vazhdojmë t'i dë...

11:43

Fundoset jahti i Princeshë Dianës

Jahti i përdorur nga Diana, Princesha e Uellsit, dhe i dashuri i saj, Dodi Fayed, për pushimet e tyre të fundit verore në jug të Francës është fundosur në brigj...

09:56

Meghan Markle i rkithehet aktrimit?

Sipas një eksperti marketingu, Meghan Markle mund të rikthehet si aktore, pasi mendon një rikthim në "vlerat thelbësore". Profesorja Pauline Maclaran tha se ...

15:55

Rami Malek i jep fund lidhjes me aktoren

Rami Malek është ndarë me të dashurën prej pesë vitesh, Lucy Boynton. Dy aktorët u takuan në xhirimet e Bohemian Rhapsody, ku Rami luante Freddie Mercury dhe Lu...

15:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI