Flash

FOTOT/ Shikoni si po shkatërrohet lulishtja në qendër të Tiranës

Lapsi.al 7 August 2023
FOTOT/ Shikoni si po shkatërrohet lulishtja në qendër të
Ka nisur puna për ndërtimin e kullës 58-katëshe brenda rrethimit të lulishtes në qendër të Tiranës. Nga fotot që ka shpërndarë LSA duket se brenda rrethimit ka nisur puna me skrep për gërmimet, ndërsa një pjesë e lulishtes tashmë është shkatërruar, siç tregojnë pamjet më poshtë. Sipërfaqja e ndërtimit do të jetë rreth 70 mijë metër katrorë në qendër të kryeqytetit dhe kulla është pagëzuar "Mount of Tirana" ndryshe "Mali i Tiranës". Kulla do të jetë 58 kate, me një lartësi prej 205 metrash dhe do të ndërtohet nga Nova Construction.
Kjo është kulla më e lartë e miratuar ndonjëherë në Shqipëri, ndërsa fillimi i ndërtimeve sapo ka nisur. Projekti i "Mount of Tirana" fitoi garën pas vendimit të një jurie pjesë e së cilës ishte kryeministri Edi Rama. Pas shpalljes së fituesit, kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj tha se kullat duhen për turistët e shumtë që vijnë në Tiranë.  “Ne duam të kemi turistë, por nuk duam të kemi kulla? Në cilat hotele do të rrinë? Do t’i mbajmë si partizanët në shtëpi? Prandaj, është shumë e rëndësishme t’i bazojmë gjërat në fakte. Themi se kjo kompani është kompani mafioze, lavatriçe parash, por sot rrethohemi nga kulla e Hotel Intercontinental, nga kulla e Hotel Mariott, nga kulla e Hotel Melia. Pra, të gjitha kanë një adresë dhe një logo. Ndaj, unë besoj se na duhet një pakt kombëtar që të paktën të mos fyejmë, të mos shajmë, të mos e njollosim vendin tonë”, tha Veliaj, që këto ditë ka heshtur përballë protestave qytetare, kundër shkatërrimit të lulishtes në Rrugën e Barrikadave.

Të këshilluara

Përplasja në Lezhë, arrestohen 3 persona

Policia ka dhënë detaje në lidhje me një përplasje që ndodhi pasditen e së shtunës në një karburant në Lezhë. Policia thotë se rreth orës 18:30 të ditës së djes...

17:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI