Flash

Bella Hadid flet për sëmundjen e saj

Lapsi.al 7 August 2023
Bella Hadid flet për sëmundjen e saj

Bella Hadid ka ndarë së fundmi detaje rreth betejës së saj shumëvjeçare me sëmundjen Lyme.

Të dielën, modelja hyri në Instagram  për të ndarë disa njohuri mbi sëmundjen. Krahas një mesazhi të gjatë ishin fotografitë e Hadid në dhomat e spitalit, raporte mjekësore dhe në shtëpi duke marrë trajtim.

"Bella e vogël do të ishte aq krenare që  nuk hoqa dorë nga vetja .Falënderoj mamin që mbajti të gjitha të dhënat e mia mjekësore, më qëndroi pranë, nuk më la kurrë , më mbronte, mbështeste, por mbi të gjitha duke më besuar gjatë gjithë kësaj”, ka shkruar Hadid. "Të jetosh në këtë gjendje, duke u përkeqësuar , ndërsa përpiqesha të bëja veten, familjen time dhe njerëzit që më mbështesin, krenarë, më kishte dëmtuar në mënyra që nuk mund t'i shpjegoj. Të jem aq e trishtuar dhe esëmurë me bekimet/privilegji/mundësia/dashuria  rreth meje ishte ndoshta gjëja më konfuze ndonjëherë.”

Modelja, e cila u diagnostikua në 2012 - vazhdoi me një mesazh për fansat e saj duke i siguruar ata se ajo është mirë. "Një gjë që dua t'ju shpreh të gjithëve është se 1: Unë jam mirë dhe ju nuk keni pse të shqetësoheni dhe 2: Unë nuk do të ndryshoja asgjë për botën. Nëse do të më duhej të kaloja përsëri të gjitha këto, për të arritur këtu, pikërisht në këtë moment në të cilin jam tani, me të gjithë ju,  do t'i bëja të gjitha përsëri. Më bëri kjo që jam sot", shtoi ajo.

Mesazhi i Hadidit përfundoi me një falënderim të veçantë për fansat e saj, dhe ekipin e saj që ka punuar me të, ndërkohë që ajo ka marrë një mungesë të gjatë nga modelingu. Bella premtoi se do të kthehej kur të jetë gati./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Instagram, njofton një veçori të re

“Ne duam që të gjithë të ndjehen të sigurt kur hapin DM (Direct Message). Ne jemi të kënaqur me komentet që marrim nga komuniteti ynë dhe do të vazhdojmë t'i dë...

11:43

Fundoset jahti i Princeshë Dianës

Jahti i përdorur nga Diana, Princesha e Uellsit, dhe i dashuri i saj, Dodi Fayed, për pushimet e tyre të fundit verore në jug të Francës është fundosur në brigj...

09:56

Meghan Markle i rkithehet aktrimit?

Sipas një eksperti marketingu, Meghan Markle mund të rikthehet si aktore, pasi mendon një rikthim në "vlerat thelbësore". Profesorja Pauline Maclaran tha se ...

15:55

Rami Malek i jep fund lidhjes me aktoren

Rami Malek është ndarë me të dashurën prej pesë vitesh, Lucy Boynton. Dy aktorët u takuan në xhirimet e Bohemian Rhapsody, ku Rami luante Freddie Mercury dhe Lu...

15:40

Jamie Foxx kërkon falje publike pas akuzave

Jamie Foxx ka kërkuar falje publike pasi ai ndau një postim të diskutueshëm në Instagram që shumë e konsideruan si "antisemitik". “Dua t’i kërkoj falje komun...

13:43

"Barbie" thyen rekord

"Barbie" është ende numri 1, duke fituar 17 milionë dollarë, sipas Box Office Mojo të IMDB. Filmi i drejtuar nga Margot Robbie pritet të arrijë shifrën e mil...

11:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI