Flash

11 punonjëse mbeturinash fitojnë lotarinë 1.1 milionë euro në Indi

Lapsi.al 7 August 2023
11 punonjëse mbeturinash fitojnë lotarinë 1.1 milionë euro

Çmimi prej 100 milionë rupi, (1 109 154 euro) shpërbleu përpjekjet e 11 grave nga Kerala në Indi, punonjëse të një kompani për grumbullimin dhe klasifikimin e mbeturinave. Ato u bashkuan duke vënë para së bashku për të blerë një biletë 250 rupi (2.70 euro) dhe më pas rezultuan fituese.

9 nga milioneret e reja kishin paguar nga 25 rupi secila ndërsa dy prej tyre kishin mundur të vendosin vetëm gjysmën, 12.5 rupi. Në fund rezultoi se ajo e tyrja ishte bileta me bat që fitoi çmimin e madh të lotarisë kombëtare të sezonit.

Në Indi mund të bëhesh milioner me një biletë lotarie prej 2 eurosh të blerë nëpër kompani. Fitueset që u shpallën këtë të hënë thanë se nuk kishin shumë shpresë pasi e kishin provuar fatin edhe 3 herë të tjera, por më kot.

Tashmë ato kanë bërë edhe parashikime se si do t'i përdorin paratë. Ato thanë se do të ndërtojnë shtëpi për familjet e tyre, do të arsimojnë fëmijët dhe do të shlyejnë borxhet. "Milioneret" e reja kanë nënvizuar se do të vazhdojnë të punojnë të gjitha në kooperativën e grumbullimit dhe seleksionimit të mbetjeve që i ka bashkuar një vit e gjysmë më parë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vrasje në Kosovë (VIDEO)

Një person ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me armë zjarri në një lokal në Klinë të Kosovës. Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar drejtori i QKMF-së në Klin...

20:13

Aksident në Vlorë, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Policia ka dhënë një njoftim shkurt për ngjarjen. Vlorë/Inf...

20:06

Aksident në Përmet, kamioni del nga rruga

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Përmet. Policia thotë se i plagosur ka mbetur shoferi i një kamioni, i cili doli nga rruga. Më poshtë njoftimi parap...

19:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI