Flash

Travis Scott zgjidh një tjetër padi pas tragjedisë "Astroworld"

Lapsi.al 6 August 2023
Travis Scott zgjidh një tjetër padi pas tragjedisë

Familja e viktimës 14-vjeçare të koncertit të Astroworld, John Hilgert, ka arritur në heshtje një marrëveshje me reperin Travis Scott, Live Nation, ScoreMore dhe organizatorë të tjerë të festivalit, raportoi Rolling Stone.

Familja thuhet se ka tërhequr një padi prej 1 milion dollarësh në shkurt, duke u vendosur për një shumë të pazbuluar. Hilgert ishte i dyti më i ri nga 10 viktimat qëu nda nga jeta pasi shpërtheu kaosi në natën e hapjes së festivalit muzikor në Hjuston, 5 nëntor 2021.

Prindërit e adoleshentit tragjik, Chris dhe Nichole Hilgert, ngritën padi kundër Scott, organizatorit të ngjarjes Live Nation Worldwide dhe të tjerëve për "neglizhencë të madhe" dhe "mospërfillje " për sigurinë e Hilgert që rezultoi në vdeekjen e tij, sipas People.

"Dhimbja e humbjes sonë nga djali ynë John që nuk u kthye në shtëpi nga një ngjarje si kjo është e patolerueshme," tha babai në një deklaratë, sipas gazetës. "Ai ishte një djalë i ri i bukur, i cili thjesht donte të shijonte koncertin e tij të parë me miqtë". Prindërit e Hilgert thanë se qëllimi i tyre ishte të siguronin që gjërat të ndryshojnë dhe masat e reja të sigurisë të vendosen për të ndaluar që diçka si incidenti tragjik të mos përsëritej.

Në mënyrë të veçantë, padia po kërkonte t'i mbante ata përgjegjës për "dështimin për të siguruar personel adekuat sigurie për të zbatuar masat e kontrollit të turmës, barrikadat e duhura dhe dështimin për të ofruar një sasi të mjaftueshme të mbështetjes mjekësore urgjente", pretendohej në dosje, sipas raportit.

Familja e Hilgert iu bashkua familjeve të Axel Acosta, i cili u nda nga jeta në moshën 21-vjeçare dhe Brianna Rodriguez (16 vjeç). Scott dhe organizatorët e shfaqjes vazhdojnë të përballen me padi civile nga mijëra të pranishmit.

Të këshilluara

Një vendim i ri për Andrew Tate

Andrew Tate, i cili akuzohet në Rumani për përdhunim, trafik njerëzor dhe formim të një bande kriminale për shfrytëzim seksual të grave, është liruar nga arrest...

20:33

Pique transferohet në shtëpinë e Shakirës

Jeta e Gerard Piqué vazhdon të ndezë kurioziteti dhe polemika. Këtë herë, ish-futbollisti po bën bujë pasi dyshohet se ai dhe Clara Chía u vendosën në pallatin ...

10:59

Gwyneth Paltrow largohet nga rrjetet sociale

Gwyneth Paltrow njoftoi në një postim në Instagram se do të largohej nga rrjetet sociale për momentin, duke paraqitur lajmin së bashku me një foto të qetë natën...

16:05

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI