Flash

Rami Malek i jep fund lidhjes me aktoren

Lapsi.al 6 August 2023
Rami Malek i jep fund lidhjes me aktoren

Rami Malek është ndarë me të dashurën prej pesë vitesh, Lucy Boynton. Dy aktorët u takuan në xhirimet e Bohemian Rhapsody, ku Rami luante Freddie Mercury dhe Lucy luante të dashurën e Freddie, Mary Austin.

Burimet thanë për The Sun se çifti u nda në fillim të këtij viti. Hera e fundit që dyshja janë fotografuar së bashku ka qenë në shkurt. "Rami dhe Lucy u ndanë në fillim të këtij viti pa shumë bujë. Ata të dy po vazhdojnë jetën e tyre dhe janë të zënë me punë", tregoi burimi.

Malek thuhet se është duke u shoqëruar me miq të ndryshëm që nga ndarja duke përfshirë Emma Corrin të The Crown. Të dy u panë në një koncert të Bruce Springsteen në Hyde Park në korrik. Burimi pohon: "Ai i kërkoi Emës që t'i bashkohej për të parë Bruce në BST muajin e kaluar dhe ata kaluan shumë mirë. Rami po shijon jetën dhe po e jeton atë.

Ish çifti ishin shumë publikë për marrëdhënien dhe ndjenjat e tyre. Kur Rami fitoi Oscarin për aktorin më të mirë në Bohemian Rapsody, ai tha në fjalimin e tij: "Lucy Boynton, ti je zemra e këtij filmi, je  jashtëzakonisht e talentuar, më ke rrëmbyer zemrën".

Rami së fundmi u shfaq në Oppenheimer, si David Hill një fizikan bërthamor që ndihmoi në krijimin e bombës atomike gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai gjithashtu u shfaq si zuzari kryesor, Lyutsifer Safin, në filmin e fundit të James Bond-it No Time to Die përballë Daniel Craig. Roli kryesor i Lucy ishte në filmin biografik të Mbretëreshës së bashku me Ramin, por para kësaj ajo u shfaq në Murder on the Orient Express në 2017./Lapsi.al

Të këshilluara

Jamie Foxx kërkon falje publike pas akuzave

Jamie Foxx ka kërkuar falje publike pasi ai ndau një postim të diskutueshëm në Instagram që shumë e konsideruan si "antisemitik". “Dua t’i kërkoj falje komun...

13:43

"Barbie" thyen rekord

"Barbie" është ende numri 1, duke fituar 17 milionë dollarë, sipas Box Office Mojo të IMDB. Filmi i drejtuar nga Margot Robbie pritet të arrijë shifrën e mil...

11:45

Një vendim i ri për Andrew Tate

Andrew Tate, i cili akuzohet në Rumani për përdhunim, trafik njerëzor dhe formim të një bande kriminale për shfrytëzim seksual të grave, është liruar nga arrest...

20:33

Pique transferohet në shtëpinë e Shakirës

Jeta e Gerard Piqué vazhdon të ndezë kurioziteti dhe polemika. Këtë herë, ish-futbollisti po bën bujë pasi dyshohet se ai dhe Clara Chía u vendosën në pallatin ...

10:59

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI