Flash

Protestë në Tiranë: Mos ekstradoni Dritan Goxhajn në Kosovë

Lapsi.al 6 August 2023
Protestë në Tiranë: Mos ekstradoni Dritan Goxhajn në

Në sheshin “Skënderbej” në qendër të Tiranës është mbajtur një protestë simbolike në mbështetje të ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj. Një grup qytetarësh kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij dhe refuzimin e autoriteteve të Kosovës për ekstradim. Me thirrje drejtuar qeverisë, protestuesit thanë se politika duhet të ketë respekt për njerëzit të cilët luftuan për kombin dhe çlirimin e Kosovës, ndaj dhe duhet të kontribuojë në lirimin e Goxhajt.

“Ne kërkojmë nga qeveria respekt për ata që luftuan për atë komb dhe dhanë gjak, gjithçka për këtë ditë dhe çlirimin e Kosovës. Në vend që ti jepej bashkim kombëtar, po e lënë në burg, lufta ndaj atyre u hodh poshtë mes një kombi. Mos persekutoni njerëzit e UÇK-së, qeveria, politika të lirojnë menjëherë këta njerëz”, tha një protestues.

“Shkoni në serbi dhe kapni kriminelët serbë që kanë vrarë. Duam liri për Dritan Goxhaj”, - është shprehur një qytetar tjetër. Një prej protestuesve tha se Goxhaj nuk duhet të ekstradohet jashtë vendit pasi ai nuk ka bërë asnjë lloj krimi, përkundrazi ka mbrojtur të drejtat e shqiptarëve gjatë asaj kohe.

“Për të gjithë ata që kanë në dorë për Dritanin mos ta ekstradojnë, ky është një persekutim i hapur për të gjithë shqiptarët që luftuan kundër armiqve. Të ketë meritë për Dritan Goxhaj, duhet të mbrohen të drejtat e kombit shqiptar, ato që na i kanë dhunuar në emër të demokracisë. Drejtësia është e barabartë për të gjithë. Nuk ka bërë asnjë lloj krimi por vullnetarisht ka marrë pjesë në mbrojtje të të drejtave”, tha një prej protestuesve.

Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik nga Policia e Tiranës, për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës, me zyra në Hagë. Mbi të rëndojnë dy akuza ajo e “Frikësimit gjatë procedurës penale” dhe “Pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrave”. Avokati i Goxhajt, Bashkim Nikolla e ka cilësuar si vendim me prapavijë politike arrestimin e klientit të tij, ndërsa shton se ai është i pafajshëm. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Përplasja në Lezhë, arrestohen 3 persona

Policia ka dhënë detaje në lidhje me një përplasje që ndodhi pasditen e së shtunës në një karburant në Lezhë. Policia thotë se rreth orës 18:30 të ditës së djes...

17:32

5 të arrestuar në Korçë, zbardhen akuzat

Policia e Korçës ka vënë në pranga 5 persona, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Trafikut Urba...

10:40

Po vijnë emigrantët, fluks në Kapshticë

Radhë të gjata janë krijuar në pikat kufitare, pas dyndjes së emigrantëve që kanë zgjedhur muaji gusht për t’u kthyer në Shqipëri për pushime. Këtë të shtunë...

13:35

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI