Flash

PAMJET/ “Lëvizja Bashkë” proteston kundër kullave në Tiranë

Lapsi.al 6 August 2023
PAMJET/ “Lëvizja Bashkë” proteston kundër kullave

“Tirana s’ka më parqe, s'ka më pemë”. Ishte kjo thirrja e protestuesve nga “Lëvizja Bashkë”, të cilët kanë protestuar për të mbrojtur parkun mes pallateve 9-Katëshe dhe Teatrit të Operës dhe Baletit ku do të ndërtohet një tjetër kullë shumëkatëshe.

“Këta ulërasin do të bëjmë Dubain, por Dubai ngrihet mbi asgjë. Hiqni dorë, mos ju bindni një njeriu pa dinjitet. Çdo pallat që ngrihet në Tiranë është një vrasje”, - u shpreh një protestues.

Ndërsa Pedagogu Ervin Goci pjesë e kësaj proteste u shpreh se ky sistem nuk do të ndalojë deri sa të ndërtojë në çdo cep të vendit.

“Kjo kauzë dhe shumë kauza të tjera, ndërtimi në Tiranë nuk ka asnjë dallim nga inceneratori. Skema e inceneratorëve ndoshta është më e shpejtë, por skema të tilla janë grabitje. Toka këtu është pasuri publike, siç mbrohen taksat duhet mbrojtur edhe prona”, - tha ai.

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori tha se kullat janë për të pastruar paratë e drogës e korrupsionit.

“Tirana është një nga më të varfrat në Ballkan. Këto hotele të pafundme nuk do ti shërbejnë konsumatorëve, se Tirana është një qytet i varfër. Këto kulla kanë një funksion; të pastrojnë paratë e drogës, paratë e korrupsionit, këto kulla jo vetëm po shkatërrojnë qytetarin, por nuk do të kenë asnjë minimum funksionaliteti.

Kush blen zyra, apartamente në këtë qytet që po zbrazet? Fatkeqësia e Tiranës ka një qeveri nga hajdutë e përbindësha. Ka një sistem të përbërë nga parti të vjetra që përbëjnë nga të njëjtët oligarkë”, - tha Arlind Qori.

Protestuesit rrëzuan një pjesë prej rrethueseve dhe tentuan të heqin edhe tabelën, por në këtë moment ka ndërhyrë policia që nuk i ka lejuar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Përplasja në Lezhë, arrestohen 3 persona

Policia ka dhënë detaje në lidhje me një përplasje që ndodhi pasditen e së shtunës në një karburant në Lezhë. Policia thotë se rreth orës 18:30 të ditës së djes...

17:32

5 të arrestuar në Korçë, zbardhen akuzat

Policia e Korçës ka vënë në pranga 5 persona, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Trafikut Urba...

10:40

Po vijnë emigrantët, fluks në Kapshticë

Radhë të gjata janë krijuar në pikat kufitare, pas dyndjes së emigrantëve që kanë zgjedhur muaji gusht për t’u kthyer në Shqipëri për pushime. Këtë të shtunë...

13:35

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI