Flash

Meghan Markle i rkithehet aktrimit?

Lapsi.al 6 August 2023
Meghan Markle i rkithehet aktrimit?

Sipas një eksperti marketingu, Meghan Markle mund të rikthehet si aktore, pasi mendon një rikthim në "vlerat thelbësore".

Profesorja Pauline Maclaran tha se nuk do të befasohej nëse Dukesha e Sussex do të kthehej në Hollywood për të bërë "diçka që ajo dihet se ka bërë dhe për të cilën është mjaft e mirë". Komentet vijnë pas disa javësh të vështira për markën e çiftit pasi dokumentari i saj dhe i Harry-t u refuzua në Emmys dhe podkasti i Meghan, Archetypes, u hoq nga Spotify.

Meghan e bëri paraqitjen e saj të fundit në ekran në vitin 2018 në Suits.  Maclaran, profesoreshë marketingut dhe kërkimit të konsumatorit në Universitetin Royal Holloway, beson se mund të jetë një veprim i mençur për Dukeshën që të sjellë aftësitë e saj të vlefshme të aktrimit në markën Archewell.

Ajo tha për The Daily Express: "Nuk do të më befasonte nëse do t'i kthehej aktrimit ose diçkaje që ajo dihet se e ka bërë dhe për të cilën është mjaft e mirë. Kthimi te vlerat thelbësore të markës do të duket se ka kuptim dhe të shkojë përpara më shumë.  Mund të ketë surpriza nga Meghan - njerëzit kanë folur për mundësinë e saj duke zhvilluar një markë të stilit të jetesës - por ajo duhet të zhvillojë një imazh më të caktuar se sa ka për momentin."

Në një moment, Meghan po ndiqte atë markë ndikuese të stilit të jetës. Ajo drejtonte një blog të quajtur The Tig, i quajtur sipas verës italiane Tignanello. Blogu u mbyll kur aktorja u martua me Harry-n në vitin 2017. Markle  kishte menduar që blogu të ishte për "ata që pëlqenin ushqimin, udhëtimet, modën dhe të bukurën", sipas sajtit tashmë të zhdukur./Lapsi.al

Të këshilluara

Rami Malek i jep fund lidhjes me aktoren

Rami Malek është ndarë me të dashurën prej pesë vitesh, Lucy Boynton. Dy aktorët u takuan në xhirimet e Bohemian Rhapsody, ku Rami luante Freddie Mercury dhe Lu...

15:40

Jamie Foxx kërkon falje publike pas akuzave

Jamie Foxx ka kërkuar falje publike pasi ai ndau një postim të diskutueshëm në Instagram që shumë e konsideruan si "antisemitik". “Dua t’i kërkoj falje komun...

13:43

"Barbie" thyen rekord

"Barbie" është ende numri 1, duke fituar 17 milionë dollarë, sipas Box Office Mojo të IMDB. Filmi i drejtuar nga Margot Robbie pritet të arrijë shifrën e mil...

11:45

Një vendim i ri për Andrew Tate

Andrew Tate, i cili akuzohet në Rumani për përdhunim, trafik njerëzor dhe formim të një bande kriminale për shfrytëzim seksual të grave, është liruar nga arrest...

20:33

Pique transferohet në shtëpinë e Shakirës

Jeta e Gerard Piqué vazhdon të ndezë kurioziteti dhe polemika. Këtë herë, ish-futbollisti po bën bujë pasi dyshohet se ai dhe Clara Chía u vendosën në pallatin ...

10:59

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI