Flash

"Qasja ndaj Serbisë nuk po funksionon" letra e diplomatëve europianë për administratën Biden

Lapsi.al 6 August 2023
"Qasja ndaj Serbisë nuk po funksionon" letra e diplomatëve

Zyrtarë të lartë nga SHBA dhe BE, me anë të një letre drejtuar tre kryediplomatëve të SHBA-ve, BE-së dhe Britansë së madhe bëjnë thirrje që të kenë një qasje tjetër ndaj Serbisë dhe konkretisht ndaj presidentit Aleksandër Vuçiç, sa i përket procesit të ndërmarrë për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Letra është nënshkruar nga kryetarët e komiteteve të politikës së jashtme të Bundestagut, Michael Roth, Senatit të SHBA, Bob Menendez, por edhe kryetarët e Komitetit të Jashtëm të parlamentit britanik dhe parlamenteve të Republikës Çeke, Ukrainës, Irlandës, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë. Ata kanë bërë thirrje të reagohet ndaj tendencave destabilizuese të Serbisë.

Lajmi u bë publik nga Kryetari i politikës së jashtme në Bundestagun e Gjermanisë, Michael Roth, ku i bëhet thirrje që të kthehet ekuilibri në proporcionaliteti në marrëdhëniet Kosovë – Serbi.

"Qasja nuk po funksionon. Ne kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtarë të mësojë nga e kaluara dhe të sigurojë që ne të mos ndjekim politike ku në qendër të Ballkanit është Beogradi. Të shqyrtohet një politikë e diplomacisë parandaluese për të parandaluar një përkeqësim të mëtejshëm të situatës së sigurisë në veri të Kosovës. Mungesa e presionit ndaj Serbisë pas arrestimit arbitrar të tre policëve kosovarë dhe dështimi për të mbajtur përgjegjës për sulmet ndaj forcave të KFOR-it, tregojnë mungesën aktuale të paanshmërisë në trajtimin e pikave të tilla problematike" tha Michael Roth, kreu i komisionit të Politikës së Jashtme të Bundestagut:.

Ndersa dënojnë dhe përpjekjet e Serbisë përsa i përket çeshtjes së zgjedhjeve në katër komunat e vendit.

“Përpjekjet e Serbisë për t’i penguar zgjedhjet demokratike në Kosovës duhet të dënohen publikisht si ndërhyrje e huaj dhe duhet të ndërmerren veprime konkrete për ta mbajtur Serbinë përgjegjëse nëse ajo vazhdon t’i minojë zgjedhjet e lira dhe te pastra.”

Në letër shprehet edhe shqetësimi sa i përket afrimi i mundshëm i Beogradit me Moskën, duke theksuar se Serbia nuk po merr pjesë në sanksionet kundër Moskës.

Të këshilluara

5 të arrestuar në Korçë, zbardhen akuzat

Policia e Korçës ka vënë në pranga 5 persona, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Trafikut Urba...

10:40

Po vijnë emigrantët, fluks në Kapshticë

Radhë të gjata janë krijuar në pikat kufitare, pas dyndjes së emigrantëve që kanë zgjedhur muaji gusht për t’u kthyer në Shqipëri për pushime. Këtë të shtunë...

13:35

Çfarë ndodh me motin pas mesnatës

Fundjava ka nisur me reshje shiu që do vijojnë deri pasdite vonë në të gjithë vendin ndërsa në zonat perëndimore priten edhe rrebeshe. Sipas MeteoAlb, situat...

15:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI