Flash

Zbulohet drogë në repartin e Zall-Herrit, arrestohen 3 ushtarakë

Lapsi.al 5 August 2023
Zbulohet drogë në repartin e Zall-Herrit, arrestohen 3 ushtarakë

Në zonën e sigurisë së lartë të Zall Herrit, brenda repartit të ushtrisë është zbuluar një parcelë droge me 125 rrënjë kanabis sativa, që ishte mbjellë nën hundën e drejtuesve të repartit.

Sipas Policis♪7 së Shtetit, gjatë operacionit të koduar “Fokus”, ranë në pranga 3 punonjës të repartit ushtarak, shtetasit Gramoz Mullai, Shef Seksioni i Sigurisë; Rustem Koçi, Specialist për Zbulimin dhe Gentian Zhurda, me detyrë Specialist Sigurie. Ndërsa u proceduan penalisht një specialist infrastrukture, një zv/komandant toge, një magazinier dhe një komandant reparti.

Burime bëjnë me dije se operacioni i drejtuar nga Komisariati i Policisë nr. 5 në Kamëz, u nis pas informacioneve se brenda zonës ushtarake kultivohej drogë.

Zona në fjalë është e sigurisë së veçantë dhe nuk lejohet kontrolli pa aprovim dhe për këtë shërbimet e komisariatit të Kamzës kanë kërkuar asistimin e Policisë Ushtarake.

Gjatë kontrollit me dron është konstatuar parcela e drogës në një zonë të pyllëzuar brenda repartit, ndërsa ka dyshime të forta se vetë ushtarakët merreshin me kultivimin e bimës. Këto të fundit ishin pothuajse në fazë përfundimtare në fazë 3 mujore të rritjes.

Policia po bën verifikime përkatëse si dhe do të behet marrja në pyetje e personave të arrestuar dhe proceduar, ndërsa ka dyshime se kultivimi i drogës ka qenë i koordinuar.

Personat e arrestuar që janë shefi i sigurisë, specialist për zbulimin dhe specialist i sigurisë, mësohet se kanë mbajtur procesverbale për kontrollin e territorit dhe prej 3 muajsh e raportonin të pastër.

Njoftimi i policisë

Në fshatin Zall Herr, Tiranë, në kuadër të operacionit gjatë kontrollit në territorin e një reparti ushtarak, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 125 bimë kanabis.

Në vijim të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak, shtetasit:

- G. M., 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;

- R. K., 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin;

- G. Zh., 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.

Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 4 shtetas të tjerë:

- A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture;

- P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge;

- I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier;

- P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.

Këta shtetas, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike, në ambientet e repartit ushtarak.

Të këshilluara

Shqipëria nga kuverta e një jahti

Viti 2023 ka shënuar një pikë kthese për sjelljen kursimtare që “pasanikët” shfaqën vitin e kaluar. Segmenti i atyre që njihen si turistë elitarë, si efekt i ni...

09:34

Sherri te lokali në Prishtinë, 21 të plagosur

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e vona të mbrëmjes në qendër të Prishtinës, kryesisht në një lokal, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 21 persona. ...

08:22

Vranësira dhe reshje shiu në fundjavë

Moti parashikohet i kthjellët deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa më pas do të ketë vranësira por edhe reshje shiu. Fillimisht reshjet do të jenë prezen...

09:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI