Flash

Stuhia, policia apel për të shmangur daljet në det

Lapsi.al 5 August 2023
Stuhia, policia apel për të shmangur daljet në det

Qyteti bregdetar i Vlorës është përfshirë në një stuhi shiu me intesitet të lartë rreth orës 10, ku pushuesit nuk kanë mundur të bëjnë plazh. Edhe ata që kanë preferuar të shkojnë herët, janë kthyer në shtëpitë e tyre. Si pasojë ka pasur edhe trafik të rënduar, ndërsa ka më shumë se 40 minuta që reshjet e shiut vijojnë pa ndalim.

Stuhitë prishin fundjavën në Vlorë, Policia Kufitare apelon

Policia Kufitare ka dalë me një njoftim zyrtar nisur nga ndryshimet e motit përgjatë kësaj fundjave, ku pritet përkeqësimi i motit dhe rritje e dallgëve në det.

Përmes një njoftimi zyrtar Policia Kuftare e Vlorës i ka bërë apel pushuesve të shmangin aktivitetet me mjete lundruese, pasi deti ka dallgë me përmasa të mëdha të cilat mund të rrezikojnë jetën e tyre.

Gjithashtu autoritetet i kanë bërë apel edhe operatorëve turistikë që përdorin mjete lundruese, të shmangin daljen në det përgjatë ditës së sotme, pasi situata meteorologjike është e pafavorshme dhe mund të rrezikojë jetën e drejtuesve të mjeteve lundruese dhe të shtetasve në bordet e mjeteve, si dhe fundosjen e këtyre mjeteve.

Njoftimi i Policisë Kufitare Vlorë

Nisur nga situata meteorologjike që parashikohet për ditën e sotme, sipas së cilës pritet përkeqësim i motit dhe rritje e dallgëve në det, në përmasa të mëdha, të cilat mund të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e pushuesve që lundrojnë me mjete lundruese turistike apo argëtuese, Policia Kufitare apelon:

Për pushuesit që duan të lundrojnë përgjatë ditës së sotme, me mjete lundruese turistike apo argëtuese, t’i shmangin këto aktivitete pasi deti ka dallgë me përmasa të mëdha që mund të rrezikojnë seriozisht jetën e tyre.

Gjithashtu, Policia Kufitare apelon për të gjithë operatorët turistikë që përdorin mjete lundruese, të shmangin daljen në det përgjatë ditës së sotme, pasi situata meteorologjike është e pafavorshme dhe mund të rrezikojë jetën e drejtuesve të mjeteve lundruese dhe të shtetasve në bordet e mjeteve, si dhe fundosjen e këtyre mjeteve.

Policia Kufitare e Vlorës dhe Njësia Policore Detare, përgjatë ditës së sotme, kanë kaluar në gatishmëri të plotë dhe do të jenë prezente me shërbime nga toka dhe deti, në funksion të rritjes së sigurisë së pushuesve.

Të këshilluara

Shqipëria nga kuverta e një jahti

Viti 2023 ka shënuar një pikë kthese për sjelljen kursimtare që “pasanikët” shfaqën vitin e kaluar. Segmenti i atyre që njihen si turistë elitarë, si efekt i ni...

09:34

Sherri te lokali në Prishtinë, 21 të plagosur

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e vona të mbrëmjes në qendër të Prishtinës, kryesisht në një lokal, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 21 persona. ...

08:22

Vranësira dhe reshje shiu në fundjavë

Moti parashikohet i kthjellët deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa më pas do të ketë vranësira por edhe reshje shiu. Fillimisht reshjet do të jenë prezen...

09:19

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI