Flash

Përplasja me armë në Prishtinë, mes të plagosurve 14 janë vajza

Lapsi.al 5 August 2023
Përplasja me armë në Prishtinë, mes të plagosurve 14

Të tjera detaje janë bërë publike nga sherri mes disa personave në një lokal në Prishtinë, ku u vra një 39-vjeçar dhe u plagosën 17 persona. Sipas policisë së Kosovës, përplasja me armë nisi pas një mosmarrëveshje mes disa personave.

Mes 17 të lënduarve, 14 janë vajza dhe 3 prej tyre meshkuj. Ndërkohë një 39-vjeçar ndërroi jetë në spital pasi u qëllua me plumba në bark. Ai është identifikuar si Kastriot Ramadani.

“Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 04.08.2023-20:17. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal, në mes të disa të dyshuarve meshkuj kosovarë, janë përdorur edhe armë zjarri (të shtëna me armë zjarri), si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (nga arma e zjarrit), ndërsa si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Të këshilluara

Shqipëria nga kuverta e një jahti

Viti 2023 ka shënuar një pikë kthese për sjelljen kursimtare që “pasanikët” shfaqën vitin e kaluar. Segmenti i atyre që njihen si turistë elitarë, si efekt i ni...

09:34

Sherri te lokali në Prishtinë, 21 të plagosur

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e vona të mbrëmjes në qendër të Prishtinës, kryesisht në një lokal, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 21 persona. ...

08:22

Vranësira dhe reshje shiu në fundjavë

Moti parashikohet i kthjellët deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa më pas do të ketë vranësira por edhe reshje shiu. Fillimisht reshjet do të jenë prezen...

09:19

Lëkundje tërmeti në jug të vendit

Një lëkundje tërmeti u ndie mbrëmjen e kësaj të premteje në jug të vendit. Sipas të dhënave që vijnë nga Instituti i Gjeoshkencës tërmeti ka qenë me magnitud...

22:36

FOTO/ Ky burrë u martua me 10 gra njëherësh

Gra të lumtura, jetë e lumtur. Amerikani Emmanuel Lustin, 28 vjeç njoftoi se është martuar me 10 gra gjatë një ceremonie në plazh në një klip të postuar në TikT...

21:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI