Flash

Një vendim i ri për Andrew Tate

Lapsi.al 5 August 2023
Një vendim i ri për Andrew Tate

Andrew Tate, i cili akuzohet në Rumani për përdhunim, trafik njerëzor dhe formim të një bande kriminale për shfrytëzim seksual të grave, është liruar nga arresti shtëpiak.

Përpos kësaj, Tate nuk do të jetë në gjendje të largohet nga vendi. Ai gjithashtu nuk do të lejohet të jetë “në afërsi me asnjë nga të pandehurit e tjerë, me dëshmitarët ose ndonjë nga viktimat e supozuara dhe familjen e tyre të ngushtë,” tha në një deklaratë zëdhënësi i tij, Mateea Petresku.

Vendimi në Gjykatën e Apelit të Bukureshtit vjen pasi prokurorët paditën zyrtarisht 36-vjeçarin Tate në qershor së bashku me vëllain e tij, Tristanin, dhe dy gra rumune në të njëjtën çështje.

Vendimi i ri i gjykatës dikton se të katër të pandehurit do t’i nënshtrohen kufizimeve gjeografike që i kufizojnë ata në territoret e bashkisë së Bukureshtit dhe qarkut aty pranë Ilfov.

Duke qëndruar jashtë shtëpisë së tij pranë Bukureshtit, Andreë Tate u tha mediave “Ne kemi qenë plotësisht të pafajshëm që nga fillimi i kësaj.”

Të këshilluara

Pique transferohet në shtëpinë e Shakirës

Jeta e Gerard Piqué vazhdon të ndezë kurioziteti dhe polemika. Këtë herë, ish-futbollisti po bën bujë pasi dyshohet se ai dhe Clara Chía u vendosën në pallatin ...

10:59

Gwyneth Paltrow largohet nga rrjetet sociale

Gwyneth Paltrow njoftoi në një postim në Instagram se do të largohej nga rrjetet sociale për momentin, duke paraqitur lajmin së bashku me një foto të qetë natën...

16:05

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI