Flash

Ironizon Salianji: Kultivimi i kanabisit nga ushtria, i denjë për skenaristët e filmave

Lapsi.al 5 August 2023
Ironizon Salianji: Kultivimi i kanabisit nga ushtria, i denjë për

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas skandalit ku u përfshi ushtria shqiptare me kultivimin e kanabisit në Zarr Hell të Tiranës. Në një postim në Facebook, Salianji e ka quajtur ngjarjen si skandal të denjtë për skenar filmash. Ai shton se ky rast dëmton imazhin e ushtrisë tek partnerët. Më tej demokrati shprehet se modeli i krijuar nga qeveria e ‘Rilindjes’ është krimi, korrupsioni dhe abuzimi me ligjin.

"Në brendësi të repartit më elitar dhe më të sigurt të Republikës kultivohet, ruhet dhe paketohet me siguri të lartë drogë! Zbulumi i parcelave me drogë në zonën e sigurisë së lartë të Zall Herrit, brenda repartit të ushtrisë është skandal i paimagjinueshëm dhe për skenaristët e filmave!

Fatkeqësisht, ky rast dëmton imazhin e ushtrisë tek partnerët përveçse tregon kalbëzimin në çdo qelizë të çdo strukture shtetëtore, rënien e çdo norme ligjore dhe morale dhe fundosjen e Republikës në parametra të padëgjuara as për kartelet e Amerikës Latine! Modeli i krijuar nga rilindja që me paligjshmëri, krim, abuzime pasurohesh dhe ngjitesh në karrierrë ka vendosur në garë konkurrence çdo strukturë shtetëtore se kush bën abuzimet më të mëdha!

Përgjegjësia politike është e KM, zgjidhja për të luftuar krimin, për të ndërtuar shtet të së drejtës është largimi i qeverisë!", shprehet deputeti Ervin Salianji.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI