Flash

Çfarë ndodh me motin pas mesnatës

Lapsi.al 5 August 2023
Çfarë ndodh me motin pas mesnatës

Fundjava ka nisur me reshje shiu që do vijojnë deri pasdite vonë në të gjithë vendin ndërsa në zonat perëndimore priten edhe rrebeshe.

Sipas MeteoAlb, situata pritet të përmirësohet në mbrëmje ku reshjet do të jenë më të pakta dhe të lokalizuara në zonat perëndimore ndërsa pas mesnate moti do të kthjellohet gradualisht në jug.

Zonat veriore do të mbeten me shira deri në mesditën e së dielës kur kthjellimet do vendosen në gjithë vendin duke vijuar gjatë gjithë javës që vjen. Temperaturat e ajrit janë ulur me të paktën 6°C sot në mesditë duke variuar nga 22 në zonat malore deri 32°C, vlera më e lartë në rang vendi.

Java që vjen sjell sërish temperatura të larta duke kulmuar në 37°C në datat 10-11 gusht.

Të këshilluara

Shqipëria nga kuverta e një jahti

Viti 2023 ka shënuar një pikë kthese për sjelljen kursimtare që “pasanikët” shfaqën vitin e kaluar. Segmenti i atyre që njihen si turistë elitarë, si efekt i ni...

09:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI