Flash

Zbulohen mbi 15 mijë rrënjë kanabisi në Shkodër

Lapsi.al 4 August 2023
Zbulohen mbi 15 mijë rrënjë kanabisi në Shkodër

Policia e Shkodrës ka asgjësuar 15395 bimë kanabis në kuadër të operacionin “Alpe të pastra”.

Uniformat blu bëjnë me dije se për këtë megaoperacion janë angazhuar 1500 punonjës policie, të cilët përdorën 5 dronë, 330 automjete dhe 2 skafë, për kontrollin e territorit.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet faza e njëmbëdhjetë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, si rezultat i kontrolleve në territoret e bashkive Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe dhe Pukë.

Operacioni u zhvillua gjatë një jave, nga DVP Shkodër, Komisariatet e Policisë Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe dhe Pukë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale AMP Shkodër-Lezhë dhe FNSh Tirana. Në operacion u angazhuan 1500 punonjës policie, të cilët përdorën 5 dronë, 330 automjete dhe 2 skafë, për kontrollin e territorit.

Asgjësohen 15 395 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që u gjetën gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në disa fshatra të bashkive Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe dhe Pukë. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Shërbimet e Policisë të DVP Shkodër dhe të Komisariateve të Policisë Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe dhe Pukë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale AMP Shkodër-Lezhë dhe me FNSh Tirana, si rezultat i kontrollit të territorit, duke përdorur dhe dronë, kanë finalizuar fazën e njëmbëdhjetë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, në përfundim të së cilës u asgjësuan në total 15 395 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, prej të cilave:

13867 bimë në Pult, Shosh, Shalë dhe Rrethina, Shkodër; 1145 bimë në fshatrat Toplan dhe Vig, Vau i Dejës; 133 bimë në fshatin Kastrat, Malësi e Madhe dhe 250 bimë në Fushë Arrëz, Pukë.

-Gjatë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë asgjësuar në total 58 184 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, janë vënë në pranga 4 autorë të dyshuar dhe janë shpallur në kërkim 9 të tjerë. Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.

Të këshilluara

Aksident në Berat, humb jetën këmbësori

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në Moravë të Beratit. "Rreth orës 21:15, në vendin e quajtur "Stan", Moravë, një automjet që drejtohej nga sht...

22:41

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI