Flash

A kishte celular në qelinë e Saimir Tahirit?

Lapsi.al 4 August 2023
A kishte celular në qelinë e Saimir Tahirit?

Fotoja e Saimir Tahirit në qelinë e burgut, ku ai po drekon me të burgosurit e tjerë, Safet Bajri nga Shkodra, Klemend Balili nga Saranda dhe Klodian Selimi, një nga të arrestuarit e "grupit të zjarrit" në Lazarat ka ngritur disa pikëpyetje për trajtimin që mori ish ministri i Brendshëm në burg.

Në tryezën ku ai po drekon me të burgosurit e tjerë ka pije që shoqërojnë ushqimin. A po pihet alkol në atë tryezë? Spekulimeve iu është përgjigjur drejtoria e Burgjeve, që ka shpërndarë një njoftim, ku shpjegon se "ushqimi shërbehet gjithmonë në dhomat e të dënuarve, pasi nuk ekziston një ambient i veçantë (menzë kolektive) për ngrënien e ushqimit, por konsumohet vetëm në dhomat e tyre. Në lidhje me pretendimet për pije alkoolike, është e dukshme që në tavolinë janë shishe me ujë, si dhe gota me pije freskuese".

Kush e bëri foton? Nëse ka qenë një prej të burgosurve të tjerë në dhomë, a do të thotë kjo se Tahiri ka mbajtur celular në qeli?

"Fotografia në fjalë ka qënë pjesë e disa fotografive të bëra nga personeli i IEVP “Kosovë e Lushnjes”, gjatë ndjekjes së një dite normale në Institucion, konform rregulloreve ne fuqi" është përgjigjia që vjen nga Drejtoria e Burgjeve e cila shpjegoi se Tahiri, Balili dhe Safet Bajri kanë qenë në të njëjtin sektor dhe ulja e tyre në një tryezë për drekë nuk ka qenë një shkelje e rregullave të burgut.

Të këshilluara

Aksident në Berat, humb jetën këmbësori

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në Moravë të Beratit. "Rreth orës 21:15, në vendin e quajtur "Stan", Moravë, një automjet që drejtohej nga sht...

22:41

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI